5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Njihuni me këpucët anti-covid, shpikja gjeniale e këtij këpucari

Më të lexuarat

Ndërkohë që masat ndaj koronavirusit janë lehtësuar, njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm për t’u ruajtur prej tij. Disa zgjedhin të mbajnë maska, disa të tjerë shmangin vendet e mbipopulluara e disa bëjnë “shpikje” të padëgjuara më parë.

Në grupin e fundit hyn edhe një këpucar rumun, i quajtur Grigore Lup, ka krijuar disa këpucë të cilat ndihmojnë në ruajtjen e disatancimit social pasi janë të stërgjatura në majë. Këpucët janë numër 75-a.

Mund ta shihni që nëpër rrugë njerëzit nuk po e respektojnë distancimin social. Shkova në një dyqan dhe nuk kishte shumë njerëz, por prapë qëndronin pranë e pranë. Nëse dy njerëz që mbajnë veshur këto këpucë do të qëndronin përballë njëri-tjetrit, ata s’do mund të ishin më pranë se 1.5 metër”, -ka rrëyer Lup, i cili prodhon këpucë prej 39 vitesh.

Në dyqanin e tij, të hapur prej 2001-shit, Lup bën këpucë me porosi për klientët, si dhe për aktorët e teatrit. Ai u frymëzua për këtë model këpucësh nga disa këpucë që kishte bërë më parë për aktorët.

Deri më tani ai ka marrë 5 porosi për këto këpucë anti-covid, që atij i marrin 2 ditë për t’u krijuar, kërkojnë 1 metër katror lëkurë për t’u bërë dhe kushtojnë 115 dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit