6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Njeriu misionar përpiqet për misionin e tij kudo që të jetë

Më të lexuarat

Tregon dijetari i madh, ibn Abdil’Hadij rahmet pastë në librin e tij العقود الدرية في ذكر مناقب شيخ الاسلام ابن تيمية. 330: Kur u burgos Shejhul’islam Ibn Tejmijeh, rahmet pastë, pa se të burgosurit e kalonin kohën e tyre në lojra dhe dëfrime të ndryshme, duke mos u interesuar për namazin dhe përmendjen e Allahut.

Aty rahmetliu i paralajmëroi nga të tilla veprime, si dhe nisi t’ua mësojë fenë e tyre, çka bëri që në një kohë shumë të shkurtër burgu të kthehej në një tip shkolle, ku mësoheshin rregullat e fesë dhe të burgosurit që liroheshin endeshin për në xhamia të ndryshme duke mësuar fenë, sa disa prej të burgosurve preferonin të qëndronin në burg pranë Dijetarit të Islamit, për të përfituar prej tij dhe diturisë së tij,se të ishin të lirë.

Zoti e mëshiroftë këtë burrë dhe mbarë dijetarët e Islamit, si dhe na mundësoftë të jemi të ndërgjegjshëm për atë çfarë mbajmë mbi supet tona e ta kryejmë me nderë e përpikmëri.

Gentjan Mara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit