12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Njeriu më i pasur në botë u kishte ndaluar fëmijëve të përdornin …

Më të lexuarat

Nëse ai njihet si një nga figurat ikonë në botën kompjuterike, Bill Gates nuk është në dijeni të rreziqeve që lidhen me përdorimin e tepruar të teknologjive të reja.

Në një intervistë me të përditshmen britanike The Mirror, themeluesi i Microsoft tha se kishte “ndaluar telefonat fëmijëve të tij para se të beheshin 14 vjeç. Ata u ankuan sepse miqtë e tyre tashmë kishin nga një,” shtoi ai.

Në RTL këtë të mërkurë, Bill Gates shfrytëzoi rastin për tu thelluar mbi këtë temë:

“Fëmijët nuk lexojnë libra të mjaftueshëm dhe nuk dalin sa duhet. Ne duhet të sigurohemi që fëmijët të jenë të balancuar. Unë mendoj se ne kemi qenë shumë me fat për tani”, tha ai për fëmijët e tij, të moshës 15, 18 dhe 21 vjeç.

Sipas tij, “të gjitha shpikjet e reja, makina, televizioni … Është e nevojshme t’i përdorësh ato në një mënyrë të mirë”.

Themeluesi i Microsoft ishte i pranishëm në Paris me rastin e “One Planet Summit”, organizuar nga Franca të martën. Një samit për të reflektuar mbi financimin e energjive të rinovueshme.

Ai njoftoi se fondacioni i tij do të investonte 300 milionë dollarë (255 milionë euro) për të ndihmuar fermerët më të varfër që të përshtaten me ndryshimet klimatike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit