13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Njeriu më i moshuar në botë, vdes në moshën 113-vjeçare në Japoni

Më të lexuarat

Njeriu më i moshuar në botë Masazo Nonaka të dielën ndërroi jetë në moshën 113-vjeçare në Japoni.

Referuar Guinness World Records, Nonaka u lind në korrik të vitit 1905, vetëm disa muaj para se Albert Einstein të botonte teorinë e tij të relativitetit.

Guinnes e njohu zyrtarisht Nonaka si njeriun më të vjetër në botë, pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera vitin e kaluar.

“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, – tha mbesa e tij, Yuko, për Kyodo News.

Nonaka kishte gjashtë vëllezër dhe një motër, u martua në vitin 1931 dhe lindi pesë fëmijë.

Gjatë pleqërisë, pas daljes në pension, ai kalonte ditët duke parë ndeshjet me sumo në televizion, e duke ngrënë ëmbëlsira.

Japonia shquhet për jetëgjatësinë e popullit vendas, duke pasur pritshmëritë më të larta në botë, ndërkohë që ka strehuar gjithashtu disa nga njerëzit më të vjetër që kanë jetuar mbi tokë.

Këtu përfshihen Jiroemon Kimura që ndërroi jetë vetëm pak pasi kishte mbushur 116 vjeç në qershor të vitit 2013.

Sipas Guinness, personi më jetëgjatë në botë, vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997 dhe ishte francezja Jeanne Louise Calment./ The Express Tribune

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit