10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një vëzhgim mbi jetëgjatësinë e kompanive ndër vite

Më të lexuarat

Një biznes, është një nga krijesat artificiale më të bukura që një njeri mund të krijojë.

Por, si në çdo fushë tjetër të jetës, padyshim, hasim vështirësi dhe pengesa. Të ngresh një biznes nga 0 nuk është e lehtë. Ta rrisësh atë, është edhe më e vështirë. Por ta bësh atë të zgjasë sa më shumë, është hallka më e vështirë e procesit.

Për arsye nga me të ndryshmet si mungesa e likuiditetit, lidershipit, vizioni dhe pasionit, apo rrethanave të tjera, ka bërë që kompanitë të dështojnë dhe të gjejnë mënyra të ndryshme për të shmangur katastrofat.

Më poshtë vijojnë disa prej kompanive më jetëgjatësinë më të madhe:

  • Kongō Gumi – Kompani japoneze, e krijuar në vitin 578 me aktivitet kryesor ndërtimin. 1428 vitë më vonë, pikërisht në vitin 2006, kompania shpalli falimentin.
  • Nishiyama Onsen Keiunkan – Hotel japonez, e themeluar në vitin 705.
    52 breza më pas, kompania vazhdon të ekzistojë edhe sot e kësaj dite, si hoteli më i vjetër në botë.
  • Stiftskeller St. Peter – Restorant i ndodhur në Salzburg të Austrisë. Ai u themelua në vitin 803 dhe establishmenti i Salzburgut pretendon se posedon dokumente se ky është restoranti më i vjetër në botë, i cili ende vazhdon funksionon.
  • Sean’s Bar – Është një PUB në Athlone të Irlandës, i themeluar në vitin 900. Ai vazhdon të funksionojë edhe sot dhe njihet si PUB-i më i vjetër në botë.

Ndonëse këto kompani njihen më shumë për faktin e jetëgjatësisë se sa për atë çka ato ofrojnë, këto kompani, kanë mund t’i bëjnë ballë ndryshimeve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, të më shumë se 10 shekujve.

Jetëgjatësia e kompanive ndër vite

CreditSuisse, kompania Zvierane e shërbimeve financiare, ka bërë një analizë dhe ka krijuar një grafik mbi jetëgjatësinë e kompanive të listuara në S&P 500.

Gjithashtu, një grafik tjetër nga InfoGram, e detajon pak më tepër këtë çështje.

Forca shkatërruese e teknologjisë po vret sot më shumë kompani se asnjëherë më parë. Kjo, më pas krijon probleme zinxhir si papunësia, humbje të mëdha financiare për investitorët etj.

Në vitin 1960, jetëgjatësia mesatare ka qënë rreth 60 vjet. Sot, rreth 60 vite më vonë është rreth 15.

Rritja e shit-blerjeve të aksioneve në vitet ’80, i dha një goditje të rëndë statistikave duke i bërë ato sa vjen edhe më dramatike.

Një faktor tjetër është edhe rritja e tejskajshme e kompanive të tilla si Amazon, Alphabet, Apple dhe Facebook,të cilat në një pike kanë krijuar monopolet e tyre duke ndaluar lindjet dhe jetën e konkurentëve të rinj.

Sipas Credit Suisse, automatizimi është një nga forcat më të mëdha që ka krijuar këtë situatë. Siç shprehen ata, sektori i automjeteve, karburanteve, shërbimeve komunale (telefoni, uje, energji elektrike), financiare si dhe shitjet e ushqimeve me pakicë janë disa prej sektorëve më të rrezikuar.

Sipas kompanisë nga Zürich i Zvicrës, janë të pakëta ato kompani të cilat do të mundet t’ia dalin.
Kështu në sektorin e aviacionit Boeing është një nga kompanitë, të cilat do t’i bëjë ballë.
Kompania e sigurimeve Allianz pritet të pësojë humbje të mëdha kryesisht si pasojë e numrit në rënie të aksidenteve. Teknologjia e makinave të reja, e për më tepër të atyre autonome do të shkaktojë një ulje drastike të tyre. Për më tepër, pikërisht ky është edhe një nga qëllimet kryesore të tyre.

Fenomene të tilla, nuk janë të panjohura për historinë por shpejtësia e ndryshimeve të sotme, ka bërë që i gjithë sistemi të lëvizë me të njëjtin ritëm. Nuk ka dyshim që jo të gjitha kompanitë do të falimentojnë, por revolucioni industrial 4.0, duket se është hedhur themelet e saj për të ardhmen.

Shumë kompani, zgjedhin të mos mbyllet plotësisht, duke shmangur kështë më të keqen e mundshme. Grafiku më poshtë shpjegon se si kanë vepruar kompanitë, sipas rezultateve të Credit Suisse.

Arsyet e heqjes nga S&P 500 Index midis viteve 2000-2016.

Siç shihet, më shumë se gjysma e kompanive, janë bashkuar me kompani të tjera, ose janë blerë tërësisht. Egzaktësisht 55% e tyre apo 237 kompani.
Nga ana tjetër, 32% e tyre janë mbyllur tërësisht, apo 139 të tilla. Pjesa tjetër prej 12% apo 52 kompani, kanë zgjedhur një rrugë alternative.

Çfarë i bën kompanitë të qëndrojnë në treg?

Në vitet e fundit, veçanërisht gjatë krizës së vitit 2008 pamë shumë kompani të mëdha të dështonin. Lehman Brothers Holdings, një nga kompanitë më të mëdha amerikane ishte një nga tronditjet më të mëdha, të cilat inspiruan krizën financiare të viteve të fundit të dekadës së kaluar. Kompania e makinave Saab gjithashtu deklaroi falimentimin në vitin 2012, 63 vite pas themelimit të saj në vitin 1949. General Motors gjithashtu u desh të “lypte” tek qeveria Amerikane për vazhduar egzistencën normale të saj dhe mos lënien në mëshirë të fatit të 181.000 punonjësve të saj.

Një formulë “e çuditshme” ka ndodhur mes Porsche dhe Volkswagen. Porsche SE (kompani holding) ishte pronare e Porsche AG (kompania e makinave). Porsche SE filloi të blinte aksione tek Volkswagen që nga viti 2005. Deri në vitin 2008 ata kishin 50% të aksioneve, gati për të blerë edhe 25% tjetër. Por kriza e vitit 2008 goditi rëndë kompaninë. Ajo kishte marrë shumë kredi për të blerë aksionet në fjalë, dhe bankat, nuk i jepnin më kredi. Kështu Porsche SE, filloi të shësë një nga 2 pronat e saj: Porsche AG dhe një pjesë të Volkswagen. Kështu ajo shiti Porsche AG tek Volkswagen që paguajë kreditë dhe të Vazhdojë të jetë pronare e Volkswagen.

Një histori tjetër dhe pak më esenciale vjen me kompaninë Fiat.
John Elkann, ishte i përzgjedhuri i gjyshit të tij Gianni Agnelli, i cili e bëri John pjesë të bordit të Fiat kur ai ishte vetëm 21 vjeç, në vitin 1997. Por, në vitin 2003 Agnelli, një nga personat më të njohur të kohës, ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare. 1 vit më pas ndërron jetë edhe vëllai tjetër, Umberto Agnelli duke e lënë John Elkann si të vetmin trashëgimtar të Fiat. Vlen për t’u përmendur që Fiat është një “biznes familjar” dhe gjithmonë ka qenë shpirti i familjes Agnelli.

Kështu, John ishte përballë detyrës së vështirë së drejtimit të kompanisë, e cila me dy ndodhitë e fundit filloi të zhytej në një krizë lidershipi. Kështu që John afroi Sergio Marchionne pranë kompanisë. Në mungesë të financave, vetëm familja Agnelli shpenzoi nga paratë e veta për realizuar planin e ri të Elkann me Marchionne.
Si italianë, pasionant, dhe besnik ndaj të shkuarës, ata vendosën që të rikthenin modelin 500, ikonën italiane, që në vitin 2008 mbushte plot 50 vjeç. Ky ishte një sukses i madh i kompanisë jo vetëm për vitin e tmerrshëm për ekonominë botërore, por edhe për vitet më pas, duke shënuar rekorde shitjes për kompaninë.

Pa dyshim, të gjitha kompanitë, në momente të caktuara përjetojnë kriza dhe kanë nevojë të reflektojnë. Gjithashtu, ti bëjnë edhe disa pyetje ekzistenciale vetes, kush janë, nga vinë, dhe se çfarë duhet të bëjnë.

Pikërisht atë që bëri edhe Fiat. Ata u adaptuan me të ardhmen pa harruar të shkuarën.
Ajo ç’është interesante, është fakti se shumë nga kompanitë më të vjetra dhe të suksesshme, vazhdojnë të drejtohen nga themeluesit e tyre, ose nga familja e tij. Kështu, hoteli japonez i përmendur më parë vazhdon të drejtohet në po të njëjtën mënyrë.

Bizneset që kanë mbijetuar janë përgjithësisht të orientuara qartë, deri diku “niche”. Bizneset të cilat janë rritur shpejt, duket se nuk i kanë mbijetuar kohës. Kjo, në një formë i jep përgjigje shumë pyetjeve dhe është pak paradoksale po ta mendosh lidhur me situatën sot.

Sot investitorët janë shumë të drejtuar nga fitimi i shpejtë. Madje edhe edukata masive për startup-et është që kompani të krijohet, të rritet shpejt dhe të shitet. Sot jetojmë në një botë të orientuar drejt “short term” dhe jo qëndrueshmërisë afatgjatë. Në një pikë shprehja “quality over quantity” duket se merr jetë. Sot, kemi shumë biznese që hapen dhe shumë që mbyllen. Dikur, kishte më pak kompani, të cilat kishin një vizion dhe drejtim të qartë.

TONY TJAN është CEO i Cue Ball Group, një fond investimi në Boston. Në një intervistë para pak kohësh, ai i dha një definicion të saktë dhe tepër praktiktik, pikërisht kësaj çështjeje:
“Short-term është duke shkaktuar një risk shumë të madh në tregjet e kapitalit dhe nuk po e lejon kualitetin e mirë që të rritet. Ne jemi në periudhën e kapitalizmit mikrovalë. Shumë gjëra që dalin nga mikrovala, nuk kanë shije edhe aq të mirë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit