10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Nje veting për t’u pështyrë”, Agron Tufa: Kreu i SPAK-ut, ish-hetues i komunizmit. Imagjinoni tani që ky…

Më të lexuarat

Ish-kryetari i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa i cili pak javë më parë u largua nga vendi duke kërkuar azil poltik në Zvicër, ka reaguar ashpër për zgjedhjen e kryetarit të Strukturës Speciale (SPAK), Arben Kraja.

Në një postim në rrjetet sociale, Tufa shkruan se ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen, dhe këtë e konfirmon, sipas shkrimtarit, zgjedhja në krye të SPAK e Krajës. Shkrimtari deklaron se prokurori Arben Kraja ka qenë hetues i komunizmit.

Postimi i plotë

NJË VETING PËR T’U PËSHTYRË NË SURRAT!

Ish Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!
Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastertine e figures ketij ish hetuesi? Mos valle ish oficeret operative qe drejtojne zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Per kete duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten
Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit