6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një tregim motivues rreth fatit tonë!

Më të lexuarat

Një student i mjekësisë po qëndronte para ndërtesës së fakultetit me shokët e tij, kur u godit nga një makinë me shpejtësi të madhe. Menjëherë e dërguan spitalin e universitetit. Mjekët thanë se ka gjakderdhje të madhe nga veshka, dhe njërën veshkë duhet hequr, përndryshe studenti do të vdesë. Ai duhej të zgjidhte midis veshkës të cilën duhet hequr, por do të mbetët gjallë, dhe midis vdekjes, nëse nuk pranon që të hiqet veshka.

Më në fund, ai zgjodhi që ta hiqte veshkën.

Kaluan disa ditë nga operacioni dhe ai ishte ulur në depresion në dhomën e tij. Në dhomë hyri kirurgu, i cili e kishte operuar, dhe me një buzëqeshje në fytyrë i tha: “A dëshiron ta dëgjosh tregimin për kadanë dhe kaderin – për caktimin e Allahut dhe për fatin?”

Studenti u përgjigj, “Po, sigurisht, doktor, por unë kam humbur shumë me këtë operacion.”

Kirurgu i tha: “Edhe unë ashtu kam menduar deri sa ia filluam operacionit. Në fakt, kur e kryem operacionin për ta hequr veshkën tënde, ne vërejtëm praninë e një indi të pazakontë në veshkën të cilën e hoqëm dhe e dërguam në laborator për analiza. Ky ishte fillimi i ndryshimit të stacionit në rrugën e aktiviteteve kanceroze, të cilat nuk mund të zbulohen, përveç në një fazë shumë të vonë, por atëherë jeta jote do të ishte çmimi i këtij procesi të rrezikshëm.”

Studenti: “O doktor, a doni të thoni se makina më zgjodhi dhe më goditi pikërisht në atë vend, për të më dhënë një shans të dytë në jetë?”

Doktori: “Po! Mendo pak, a ka mundur kjo të ketë qenë rastësi?”

Studenti: “Pa dyshim, ky është tregimi për kadanë dhe kaderin, për caktimin e Allahut dhe fatin, të cilin deshët të ma tregoni.”

Doktori: “Shumë bukur ka thënë një dijetar musliman: “Sikur njeriu ta dinte sesi Allahu qeveris me jetën e tij dhe situatat jetësore, do ta mësonte se Allahu është më i mëshirshëm ndaj tij sesa nëna dhe babai i tij, dhe zemra e tij do të mbushej me dashuri për Allahun.’”

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit