8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një tetovar i dehur e ka rrahur gruan e tij me pllakë prej mermeri

Më të lexuarat

Gjashtëdhjetë e një vjeçarja I.K. nga Tetova, ka paraqitur në polici se mbrëmë rreth mesnatës, fillimisht verbalisht po pastaj edhe fizikisht është sulmuar nga burri i saj J.K.(65), raporton zhurnal.mk

Ai në gjendje të dehur disa herë e ka sulmuar në kokë dhe në trup. Ka tentuar për ta mbrojtur nënën e tij, djali i saj, por edhe ai ka përfunduar i sulmuar me një pllakë prej mermeri.

Djali ka arritur që t`ia marr pllakën pas së cilës janë futur me gruan e tij në veturë për të ikur. Atëherë J.K. ka vrapuar me thikë në dorë dhe ka nisur ta gërvishte veturën.

Menjëherë pas paraqitjes së rastit në polici në vend ngjarje kanë arritur zyrtarët policor, ndërsa J.K. ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia po ndërmerr aktivitete për gjetjen dhe prangosjen e tij dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi adekuate

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit