8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Një synim madhështor, një nënë madhështore

Më të lexuarat

Mësuesi i pyeti nxënësit e klasës së parë:
Secili prej jush të më thotë se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet?
Njëri tha, unë do të bëhem aviator, tjetri mjek, inxhinier; të gjitha përgjigjet e nxënësve vërdalliseshin në këto profesione, vetëm,
një nxënës prej tyre tha diçka të çuditshme e cila i bëri të tjerët të qeshin.
A dini se çfarë tha?
Ai tha: Dëshiroj të bëhem “sahabij”.
Mësuesi u çudit me nxënësin, të cilit i tha: Përse dëshiron të bëhesh “sahabij”?
Nxënësi iu përgjigj: Përpara se të bie për të fjetur, cdo ditë nëna më lexon histori të shokëve të Profetit (a.s). Sepse “sahabiju” e do Allahun dhe unë dëshiroj të bëhem si ai.
Mësuesi heshti! Ai e kuptoi se pas kësaj përgjigjeje “fshihej” një nënë madhështore, prandaj, edhe synimi i tij ishte madhështor.
Një ditë prej ditëve, një mësuese e lëndës së edukimit artistik, thotë: U kërkova nxënësve të një klase tetëvjeçare, të vizatonin peisazhin e pranverës. Një nxënëse vizatoi librin e Kuranit të madhërishëm. Mësuesja e çudit me këtë vizatim, dhe i thotë: Vizato peisazhin pranveror, dhe jo librin e Kuranit, a nuk kupton!
Përgjigja e saj ishte:
Kurani është pranverë e zemrës time, kështu më ka mësuar nëna ime!
Shikoni se çfarë edukimi është ky?! Halid bin Velidi, kur mbante librin e Kuranit, ai qante dhe thoshte: “Neve na ka preokupuar “xhihadi” dhe të kemi lënë mënjanë! Shikoni se çfarë justifikim i bukur! Kurse ne sot jemi të angazhuar me aparatet e celularëve!
Ky mesazh, a e meriton leximin dhe postimin? Po ose jo? Nëse, po, mos e mbaj këtë mesazh, por dërgoja personave me të shtrenjtë që ke!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit