7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Një supë të ndryshme çdo drekë, ja përse

Më të lexuarat

Nëse ju merrni një vakt me mish dhe perime, i shtoni ujë dhe në fund bëni një supë, ajo do të largojë urinë tuaj më shumë sesa këta përbërës të marrë veç e veç. Pse ndodh kjo? Këtë j’ua tregojmë ne.

Kur hani ushqim të ngurtë së bashku me një pije, lëngu shpejt rrëshqet nga stomaku, duke reduktuar vëllimin e tij. Nëse lëngu është i trashë dhe më solid zgjat më shumë për tu tretur, duke zgjatur ndjenjat e plotësisë, pra të ngopjes. Ama në këtë rast jemi ngopur shëndetshëm, pra më një pjatë supë! Në një studim të botuar në Journal of Nutrition, një grupi vullnetarësh iu dha një vakt me pulë dhe perime së bashku me një gotë ujë. Një tjetri iu dhanë përbërësit e njëjtë të shërbyer si një supë e përzier. Në një interval prej tre orësh të dy grupet u kërkuan të vlerësonin ndjenjën e plotësisë së tyre në një shkallë nga një deri në dhjetë. Grupi i supës ndjehej shumë më pak i uritur.

Për supëra të shpejta:
Nuk kanë rëndësi menutë e gjata dhe komplekse. Vloni ujin në një tenxhere. Në të shtoni perime sipas dëshirës, disa feta pule, çdo gjë tjetër që keni dëshirë dhe lërini të ziejnë. Këshillohet që në fund ta grini në blender për të marrë një supë kremoze, pasi kështu përbërësit shkrihen plotësisht me njëri tjetrin.
Pra mos harroni, gjithmonë një supë ndryshe çdo drekë dhe do të ndihemi të ngopur në mënyrë të shëndetshme!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit