10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Një shqiptar në garën për President në Maqedoninë e Veriut

Më të lexuarat

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht gara presidenciale, ku ka kandidatë është edhe shqiptari Blerim Reka.

Rivalët e Rekës në zgjedhjet e 21 Prillit janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska.

Fushatën Blerim Reka kandidat presidencial i pavarur, por që përkrahet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe  e fillon në Shkup, Siljanovska-Davkova e cila është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit fushatën e fillon nga Ohri, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit prezantimin e tij do ta fillojë para votuesve të Prilepit.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të zgjasë deri më 19 prill, me ç’rast pason heshtje zgjedhore 24-orëshe, para ditës së votimit.

Sipas paralajmërimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do t’i vizitojnë pothuajse të gjitha vendbanimet, do të kenë takime me qytetarë dhe mitingje në qytetet më të mëdha. Premtojnë fushatë të qetë dhe korrekte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit