Një Porsche i rrallë gjendet në një hambar

0
35

Edhe pse kohë pas kohësh , na ka rastisur që të njoftohemi nga mediat se ndonjë fatlum në Amerikë ka gjetur në ndonjë hambar të harruar kaherë, ndonjë automobil të ndryshkur klasik, “zbulimi” i Porsche 356 i vitit 1953 nuk ndodh për çdo ditë.

Automobili i cili është shpallur në internet aukcionin eBay, është prodhuar gati para 6 deceniesh, ndërkohë që në vitin kur është prodhuar ai, nga stabilimentet e fabrikës kanë dalur gjithsej vetëm 394 ekzemplarë të Porsches së këtillë.

Fjala është për versionin 1500 Super Cabriolet, në të cilin është i instaluar motori prej 1.500 kubikësh dhe 70 kuaj fuqish, ndërsa ekzemplari nga fotografia ka shenjën “de Luxe” si model i dedikuar për eksport në SHBA.

Porsche 356 është prodhuar në variante të ndryshme në periudhën 1948-1965.

Pritet që pas restaurimit ky ekzemplar i Porsches të vlejë shumë më shumë se sa 68.100 dollarë, sa tani në këtë gjendje është caktuar çmimi i tij./koha/kohaislame