4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një pasqyrim i dashurisë hyjnore

Më të lexuarat

Nga HAMZA YUSUF

Shumë myslimanë besojnë, se nocioni “Zoti i do të gjithë” është thjesht i gabuar dhe se nuk përputhet me mësimet islame. Në Kuran ka shumë vargje, në të cilat qortohen ata që Zoti nuk i do: mes shumë të tjerëve gënjeshtarët, hipokritët, tiranët, arrogantët, prepotentët dhe ata që duan të lavdërohen për atë që nuk e kanë bërë. Kur i lexon këto vargje, është e lehtë të fillosh të kesh antipati për këta persona dhe të besosh, se Zoti nuk i do të gjithë. Megjithatë nëse i shohim nga afër këta persona, tek ata do të shohim elemente të vetes tonë.

Ajo që është e vërtetë për një njeri, është e vërtetë për të gjithë njerëzit: ndryshimi i vetëm është shkalla në të cilën ajo është e vërtetë. Profetët dhe evlijatë janë përjashtimet e vetme të kësaj të vërtete universale. Jezusi, paqja qoftë mbi të ka thënë, siç është shkruar në të Imam Malikut: “Mos shikoni gabimet e të tjerëve, sikur të jeni zotërinj, por kujdesuni për gabimet tuaja si shërbëtorë. Në të vërtetë, njerëzimi përbëhet vetëm nga dy lloje njerëzish: të vuajturit dhe të fortët. Prandaj tregoni mëshirë për të vuajturit dhe lavdëroni Zotin për të mirat”.

Individi nuk duhet të urrejë mëkatarin por mëkatin; sepse thelbi i gjithë njerëzimit është shpirti i krijuar për t’iu nënshtruar Krijuesit të tij. Nëse ai shpirt e pranon këtë në një nivel të vetëdijshëm apo jo, kjo është çështje mirësie dhe ky arsyetim na mundëson t’i shikojmë të tjerët me dhembshuri. Të gjithë njerëzit, kudo që janë dhe gjatë gjithë kohës, vuajnë nga fatkeqësitë në çaste të caktuara të jetës së tyre. Në këtë çast zemra po thyhen dhe jetë po shkatërrohen, me gratë po abuzohet, fëmijët po dhunohen dhe disa njerëz po vdesin, ndërsa të dashurit e tyre po qajnë. Gjithashtu po në këtë çast, zemra të tjera po gëzohen, fëmijë po lindin, nënat po i ushqejnë ato, ka njerëz që buzëqeshin, po jepet bamirësi dhe njerëzit që duhen po bashkohen. Aeroporti është një prej metaforave të mëdha të kohës tonë: aty sheh fytyra të lumtura, të trishtuara dhe indiferente, ku njerëzit nisen për udhëtim me të dashurit e tyre, ose përshëndeten me ta, ose thjesht presin të marrin apo të përcjellin njerëz që i njohin fare pak. I trishtuar, i lumtur dhe indiferent janë gjendje që përmbledhin grupin tonë të përbashkët të shpirtrave. Megjithatë, në botën tjetër ka vetëm gëzim ose mjerim, gëzim ose dhimbje – nuk ka indiferencë.

Sipas një hadithi të bukur, profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të, ka thënë se në Ditën e Fundit, kur dy shpirtrat e fundit do të nxirren para Zotit, ata janë të dy të dënuar me zjarr. Ndërsa engjëjt i shoqërojnë ata në vendbanimin e tyre të nxehtë, njëri prej tyre shikon pas me trishtim. Pas kësaj, Zoti i urdhëron ta sjellin atë përsëri te Ai dhe e pyet njeriun, se përse kthen kokën pas. Njeriu i përgjigjet: “Prisja diçka tjetër nga Ti”. Zoti i përgjigjet, duke i urdhëruar engjëjt: “Dërgojeni në Parajsën Time”.

Është ajo që ne presim nga Zoti, që e përcakton se ku jemi ne. Kjo thekson nevojën për të menduar mirë jo vetëm për Zotin, por edhe për krijimin e Zotit, pavarësisht nga fakti se ne të gjithë jemi të gabueshëm, njerëz me të meta, që po luftojmë gjatë këtij udhëtimi.

Ne ose i dorëzohemi Zotit, ose atyre që i marrin për zota, që janë gjithmonë të rremë. Por dashuria e vërtetë, që është dashuria e Zotit, është forca e vetme më e fuqishme në botë. Është një dashuri që “nuk ndryshon, kur gjen ndryshim”. Ajo rritet dhe nuk pakësohet asnjëherë. Nëse dikush pretendon se e ka humbur atë, mund të thuhet vetëm se një person i tillë nuk e kishte atë që në fillim. “Ajo është ylli për çdo anije të humbur”. Duke dashur Zotin, individi do gjithë krijimin e Zotit, thjesht për faktin e pakundërshtueshëm se gjithçka është krijim i Zotit. Zoti do gjithçka, duke qenë se Ai e ka krijuar gjithçka nga një veprim i dashurisë hyjnore dhe ata që e duan me të vërtetë Zotin dhe me syrin e brendshëm depërtues të realitetit, mund të jenë vetëm mëshirë në këtë botë. Kjo nuk do të thotë, se ne e duam të keqen, që vjen nga agjentët moralë. Në fakt, të urresh atë që është e urryer për Zotin, tregon besimin e dikkujt. Prandaj kur Zoti thotë, se Ai nuk i do shtypësit, është shtypja ajo që ne duhet të urrejmë. Duke mohuar humanizmin që është i qenësishëm te shtypësi, ne nuk arrijmë të kuptojmë dhe refuzojmë mundësinë, se dera e mëshirës së Zotit është e hapur për të gjithë. Nëse ne besojmë me të vërtetë, se duam për të tjerët atë që duam për veten tonë, ne duhet të duam për të gjithë, pavarësisht nga gjendja e tyre mendore apo stacioni i tyre në jetë, që të hyjnë në derën e mëshirës dhe të dashurisë së Zotit, nëpërmjet pendimit dhe keqardhjes. Nëse e kemi këtë ndjenjë, ne mund të jemi mëshirues, ashtu siç ishte profeti (a.s).

Më poshtë vijon një përshkrim i thellë i kësaj të vërtete nga emiri ‘Abdul Kadër Al-Xhezairi (1300-1883), ndoshta shembulli i fundit i Islamit në të gjitha nivelet e karakterit profetik – si mësues, luftëtar, burrë shteti, baba dhe mësues i rrugës së profetëve:

“” (Kuran, 5:54). Ju duhet ta dini, se dashuria që i Vërteti ka për krijimin, është disa llojesh. Njëri lloj është dashuria hyjnore për ta, para se ata të ekzistonin; dhe tjetra është dashuria hyjnore, pasi ata u krijuan. Këto dy lloje kategorizohen më tej në dy lloje të tjera: njëra është dashuria hyjnore e të zgjedhurit dhe tjetra është dashuria hyjnore e elitës së të zgjedhurit. Për sa i përket të parës [dashurisë hyjnore para krijimit], ajo depërton në gjithë ekzistencën, pavarësisht nga larmia e llojeve, tipave dhe karaktereve. Kjo kuptohet në thënien e mirënjohur për dijetarët e zemrave. “Unë isha një thesar i fshehur, që dëshironte të bëhej i ditur, kështu që e krijova këtë krijim, për të prezantuar Veten dhe nëpërmjet tij, ata më njohën Mua”. Kjo dashuri, është dashuria që bëri, që bota të ekzistojë: “” (51:56). Me fjalë të tjera të më njohin Mua. Kjo është dashuria e vërtetë që ne kemi përmendur; është tendenca e Zotit të shfaqë emrat dhe cilësitë e Tij hyjnore dhe kjo është një tendencë e natyrës hyjnore thelbësore, që nuk është e zbukuruar me një emër apo cilësi, sepse emrat nuk manifestohen në këtë nivel konsiderate. Pastaj kjo tendencë e dashurisë hyjnore, në mënyrë që të vetëshprehet, u zgjerua te të gjithë emrat hyjnorë dhe kërkonte të shfaqej nëpërmjet epifanive të gjurmëve hyjnore, siç ishin fshehur më parë në thelbin hyjnor, të konsumuar në unitetin hyjnor. Por sapo Zoti i krijoi ata, ata e njohën Zotin, ashtu si Zoti dëshironte të njihej, duke pasur parasysh se vullneti hyjnor është i pakundërshtueshëm. Çdo lloj krijese e njihte Zotin në bazë të nivelit të të kuptuarit dhe të përgatitjes që Zoti i kishte dhënë asaj. Për sa u përket engjëjve, secili është një lloj në vetvete dhe secili ka një vend ose gradë, ashtu siç ka lloje dhe gradë edhe pjesa tjetër e krijimit. Asnjëri prej tyre nuk mund të refuzojë apo të largohet nga grada e tij, dhe pranimi i tyre presupozohet sipas shkallës së dijes që ata kanë për Zotin. Sepse pa dyshim, dija e tyre u rrit, kur Ademi (a.s) u mësoi atyre emrat, ashtu si na ka mësuar i Lartësuari në Kuran. Për sa u përket objekteve të pajetë dhe kafshëve, përveç njerëzve, ata kanë një dispozitë të natyrshme, që përshin një dije hyjnore që as nuk rritet, por as nuk pakësohet. Secili prej tyre ka gjithashtu një stacion dhe nuk mund t’i kalojë kufijtë e dijes. Për sa i përket qenies njerëzore, ai ose ajo ka një dije primordiale (megjithëse humbet kur hyn në botë) që mund të pësojë . Ripërtëritja e saj varet në gjendjen e tij të jashtme; me këtë e kam fjalën për gjendjen e shpirtit dhe të intelektit të tij. Sepse në realitet, gjithë dija është e përqendruar në realitetin e individit, ajo thjesht shfaqet herë pas here në bazë të vullnetit hyjnor, sepse realiteti hyjnor është përfshirë në secilin person. Secila qenie njerëzore, për shkak se është qenie njerëzore, është e hapur ndaj mundësisë së shkallës së “njeriut të përsosur”. Megjithatë, ata do të ndryshojnë në mënyrën se si shfaqet perfeksioni njerëzor tek ata.

Për sa i përket llojit të parë të dashurisë, që është ajo e të përzgjedhurit, kjo rezervohet vetëm për ata që janë shërbëtorë të Zotit. Shembuj për këtë gjenden në Kuran: “” (2:222). Gjithashtu mes atyre, që Zoti i do, janë ata që e pastrojnë veten e tyre, i duruari, mirënjohësi, ata që besojnë Zotin, ata “që luftojnë në rrugën e TijAllahu nuk i do të padrejtitAllahu nuk i do jobesimtarët

Për sa i përket llojit të dytë të dashurisë hyjnore, ajo është për të zgjedhurin e elitës; thuhet në një hadith: “”. Me fjalë të tjera, identiteti i të Vërtetit i zbulohet atij si e fshehta e aftësive të tij të brendshme dhe të jashtme. Kjo lloj dashurie hyjnore ndodh me një epifani mbi njeriun e dashur, fryti i së cilës tregohet në këtë botë për shkak të vizionit dhe përjetimit hyjnor që ndodh në fushën imagjinare; ose ndodh gjithashtu edhe me gjërat e tjera si një shpërthim i dijes empirike nëpërmjet dhuntive të panumërta. Për sa i përket llojit të mëparshëm të veçantë të dashurisë, ajo është akoma një dashuri e fshehtë, për shkak se zotëruesi i saj është akoma i ngecur në iluzionin e  vjetërsisë dhe të dualizmit. Si rrjedhim frytet e saj jepen vetëm në botën tjetër. Për këtë arsye Ata Allah (709/1309) ka thënë në (al-Hikam) “Njerëzit e devotshëm dhe asketët largohen nga kjo botë, ndërsa zemrat i kanë akoma të mbushura me tjetërsi”.

Dashuria e fundit arrihet vetëm nga ata, që kanë dije të drejtpërdrejtë për Zotin. Kjo është përshkruar në hadithin, që cituam më lart. Për më tepër, ajo arrihet vetëm nga ai, që ka në zemrën e tij atë dashuri universale për gjithë krijimin, siç kuptohet në vargun kuranor: “…” (7:156). Është mëshira që përmendi i dërguari (a.s), kur tha: “J”. Pasi profeti tha këtë, një shok i profetit tha: “Por, o i dërguari i Allahut, ne të gjithë jemi të mëshirshëm me të tjerët”. Profeti (a.s) shpjegoi: “Nuk po flas për mëshirën që ju mund të tregoni për mikun tuaj, por për mëshirën universale, mëshirën për gjithë njerëzimin”.

Në lidhje me hadithin e njohur: “Asnjë prej jush nuk beson me të vërtetë, derisa të dojë për vëllain e vet, atë që do për vete”, Imam Neveviu (676/1277) thotë në komentimin e tij, se kjo dashuri, përfshin dashurinë për gjithë njerëzimin. Ai shpjegon më tej, se është një dashuri, që shkon kundër natyrës tonë të vërtetë, me natyrë engjëllore dhe fitohet vetëm duke mohuar egon. Kjo luftë me egon – me veten tonë hakmarrëse – është një prej sfidave më të vështira, me të cilat ne përballemi. Por pasi e fitojmë këtë luftë, ne nuk jemi të aftë vetëm të falim: ne jemi gjithashtu të aftë të godasim, kur përgjigja e duhur është të godasim – por me dorën e Zotit, jo me dorën e egos tonë, sepse është realitet i pamohueshëm, se ekzistojnë njerëz të ligj, se ka djaj prej njerëzve, e keqja e të cilëve duhet të ndalohet. Ky është thelbi i : të marrësh shpatën në mënyrë që t’ua heqësh shpatën nga dora atyre, që duan të bëjnë ligësi në tokë. Megjithatë, duhet të pastrohet nga egoja e tij, në mënyrë që të mund të veprojë si një përfaqësues hyjnor në botë. Kjo ishte e vërteta për profetin (a.s) në betejë, për të cilin Zoti tha: “… (në të vërtetë)(të ndihmoi)” (8:17). Vetëm këta njerëz ia vlejnë të jenë kalifët e Zotit mbi tokë. Ata janë njerëzit, të cilëve Zoti do t’u japë pushtet, ndërsa ata që nuk i kanë cilësi, por kanë dashurinë e Zotit, dhurata më e madhe e Zotit është të mos u japë atyre fuqi. Privimi nga Zoti është në vetvete një dhuratë, sepse ai nuk jep jo sepse nuk ka, por sepse është më mirë kështu.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit