10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Një numër i konsiderueshëm i gjermanëve mbështesin ksenofobinë”

Më të lexuarat

Sipas studimit të kryer në Universitetin e Leipzigut, një në tre persona në perëndim të vendit dhe një në dy persona në lindje mbështesin idetë ksenofobike

 

Një studim në Gjermani ka treguar se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve gjermanë përkrahin ksenofobinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas studimit të kryer në Universitetin e Leipzigut, një në tre persona në perëndim të vendit dhe një në dy persona në lindje mbështesin idetë ksenofobike.

Këto të dhëna tregojnë qartë se ksenofobia rritet ndjeshëm nëse nisemi nga perëndimi i vendit kah pjesa lindore e saj. Gjithashtu, 56 për qind e të anketuarve në këtë studim thanë se “ndihen të huaj në vendin e tyre për shkak të pranisë së muslimanëve”.

Sipas të njëjtit hulumtim, një në dy njerëz u përgjigjen se mbështesin ndalimin e hyrjes së muslimanëve në Gjermani. Studimi tregoi se 36,6 për qind e gjermanëve besojnë se të huajt janë zhvendosur në vendin e tyre deri në atë masë sa ata e konsiderojnë si rrezik.

Bekir Altas, sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Islam Milli Gorus (IGMG), duke komentuar rezultatet e hulumtimit, tha se ksenofobia në Gjermani ka arritur në nivele alarmante. Ai theksoi se politikanët në këtë vend duhet sa më shpejt të jetë e mundur të marrin masat e duhura për të parandaluar një prirje të tillë.

Ai paralajmëroi se islamofobinë, anti-semitizmin dhe racizmin nga dita në ditë e mbështesin gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë, duke theksuar se duhet të udhëhiqet “një politikë e urtë integruese”. “Gjermania është një vend liberal dhe demokratik, por duhet patjetër të nënvizojmë këtë pretendim”, tha Altas.

Në fund, ai theksoi se me të vërtetë është e turpshme që edhe sot sinagoga në Gjermani duhet të ruhet nga policia, duke shtuar se muslimanët më nuk duan të jenë në një situatë ku ende është e nevojshme që policia të ruaj xhamitë e tyre.

“Ka ardhur koha që ne ta rregullojmë këtë problem”, tha Altas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit