14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një nga vendet shembull për luftën ndaj koronavirusit, kryeministrja e Zelandës së Re e prerë: Kufijtë nuk hapen për një kohë të gjatë

Më të lexuarat

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se vendi i saj nuk do t’i hapë kufijtë me pjesën tjetër të botës “për kohë të gjatë”, raporton BBC. arden

Kufijtë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ardern i bëri komentet pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë, përmes komunikimit online.

Dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës.

Sipas saj, vizitorët nga vende të tjera nuk do te lejohen ende.

“Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë”, tha Ardern.

Turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm.

Shumica e vizitorëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit.

Australia – e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re – ka gati 7,000 raste dhe 96 viktima.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit