7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Një ndër zbulimet më të mëdha të astronomisë është përshkruar në Kur’anin famëlartë 1438 vite përpara

Më të lexuarat

Në vitin 1929, në Observatorin e Kalifornia Mount Vilson, një astronomamerikan i quajtur Edvin Habëll bëri njërën prej zbulimeve më të mëdha në
historinë e astronomisë. Gjersa vrojtonte yjet me një teleskop gjigant, ai zbuloise drita që vinte prej tyre zhvendosej në drejtim të skajit të kuq të spektrit dhe se kjo zhvendosje ishte më e shprehur sa më i largët ishte ylli prej tokës. Ky zbulim kishte një efekt elektrizues në botën e shkencës, sepse sipas rregullave
të pranuara të fizikës, spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të pikës së vrojtimit anojnë kah ngjyra vjollcë ndërsa spektret e rrezeve të dritës që lëvizin në drejtim të kundërt në raport me pikën e vrojtimit anojnë kah ngjyra e kuqe.

Gjatë vrojtimeve të Habëllit, u zbulua se drita që vinte prej yjeve anonte
kah ngjyra e kuqe. Kjo nënkuptonte se ato vazhdimisht largoheshin prej nesh. Së shpejti, Habëll bëri edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Yjet
dhe galaktikat largoheshin jo vetëm prej nesh, por edhe prej njëra tjetrës. I vetmi përfundim që mund të nxjerrej prej një gjithësie ku gjithçka largohet prej
çdo gjëje tjetër është se gjithësia ‘zgjerohet’ vazhdimisht. Për ta pasur më të qartë, për gjithësinë mund të mendohet si për sipërfaqen e balonit që fryhet. Pikërisht ashtu sikurse pikat në sipërfaqen e balonit largohen prej njëra tjetrës me fryerjen e balonit, ashtu edhe objektet në hapësirë largohen prej njëra tjetrës me të zgjeruar të gjithësisë.
Në të vërtetë, kjo ishte zbuluar teorikisht madje edhe më heret. Albert Ajnshtajni, i cili konsiderohet si shkencëtari më i madh i shekullit, kishte ardhur në përfundim pas llogaritjeve që kishte bërë në fizikën teorike se gjithësia nuk mund të ishte statike. Megjithatë, ai e kishte mbajtur të heshtur këtë zbulim thjeshtë për t’mos rënë në kundërshtim me modelin e gjithësisë statike të kohës së tij të pranuar botërisht. Më vonë, Ajnshtajni do ta identifikonte këtë veprim të tij si ‘gabimin më të madh të karrierës së tij’. Më pas, u bë e qartë nga vrojtimet e Habëllit se gjithësia zgjerohet. Çfarë rëndësie kishte atëherë fakti se gjithësia zgjerohet për ekzistencën e gjithësisë? Zgjerimi i gjithësisë nënkuptonte se po të mund të lëvizte gjithësia mbrapsht në kohë, do të vërtetohej që gjithësia kishte zënë fill nga një pikë e vetme. Llogaritjet treguan se kjo ‘pikë e vetme’ që strehoi gjithë materien e gjithësisë do të duhej të kishte ‘vëllim zero’ dhe ‘dendësi të pakufishme’. Gjithësia kishte zënë fill prej shpërthimit të kësaj pike të vetme me vëllim zero.

 

Ky shpërthim madhështor që shënoi fillimin e gjithësisë u emërua ‘Shpërthimi i Madh’ (Big Bengu) dhe teoria filloi të quhej ashtu. Duhet të theksohet se ‘vëllimi zero’ është një shprehje teorike e përdorur për qëllime përshkruese. Shkenca mund ta definojë konceptin/idenë e ‘asgjësë’, i cili tejkalon kufijtë e të kuptuarit njerëzor, vetëm duke e përshkruar atë si ‘një pikë me vëllim zero’.
Në të vërtetë, ‘një pikë pa vëllim’ don të thot ‘asgjë/mosqenie’. Gjithësia erdh në jetë nga asgjëja/mosqenia. Me fjalë të tjera, ajo u krijua. Teoria e Shpërthimit të Madh tregoi se në fillim të gjitha objektet në gjithësi ishin një tërësi dhe pastaj u ndanë. Ky fakt, i cili u zbulua me teorinë Edvin Habëll, pranë teleskopit të tij gjigant. Këtu, tregohet dallimi në largësinë e galaktikave të ndryshme dhe shkalla në të cilën ato shkojnë nga e kuqja. Vija vertikale në maje tregon një pikë të caktuar në spektër. Në spektrat tjerë, kjo pikë shkon nga e djathta aq sa shtrihen shigjetat horizontale.
Prirja/animi nga e kuqja, e cila është
treguese e largësisë,
rritet me largimin e mëtejshëm të një galaktike prej tokës.
VIRGO
URSA MAJOR
CORONA BOREALIS
BOOTES
HYDRA
H + K
1,200 km/sec.
15,000 km/sec.
22,000 km/sec.
39,000 km/sec.
61,000 km/sec.
e Shpërthimit të Madh u shpall në Kur’an 14 shekuj më parë, kur njerëzit kishin një dijeni shumë të kufizuar për gjithësinë:” A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi? A nuk besojnë?” (Sure Enbija: 30)

 

Siç shpallet në këtë varg, gjithçka, madje edhe ‘qiejt dhe toka’ që ende nuk ishin krijuar, u krijuan me një Shpërthim të Madh prej një pike të vetme dhe i dhanë formë gjithësisë ekzistuese duke u ndarë prej njëra tjetrës.
Kur e bëjmë krahasimin e formulimeve në këtë varg me teorinë e Shpërthimit të Madh, vërejmë se ato pajtohen plotësisht me njëra tjetrën. Megjithatë, Shpërthimi i Madh u njoh si teori shkencore vetëm në shekullin e 20të. Zgjerimi i gjithësisë është njëra prej provave më të rëndësishme shkencore se gjithësia u krijua nga asgjëja. Edhe pse ky fakt nuk u zbulua prej shkencës deri në shekullin e 20të, Allahu na ka bërë me dije për këtë të vërtetë në Kur’an të shpallur 1,400 vjet më parë:“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Sure Dharijat: 47)

 

Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit