4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një miliard musliman në krah të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

Më të lexuarat

Një organizatë e Vatikanit, kishte nisur një kampanjë me titull: “Një milion misionar kundër Muhamedit”. “Shoqata botërore për përkrahjen e vulës së pejgamberëve” me seli në Arabinë Saudite publikoi një deklaratë dhe ia nisi kampanjës me moton: “Një miliard me Pejgamberin, Muhammed”. Kampanja synon që të gjith muslimanët të japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat dhe realitetin mbi personalitetin e Pejgamberit të All-llahut. Vallë, sa musliman të sodit do të kontribojnë në këtë kampanjë dhe sa prej tyre do ta vjelin frytin?! …………………………………

Më 30, Maj, 2004 gazeta gjermane Welt am Sonntag, publikoi një raport mbi një organizatë të Vatikanit, e cila kishte nisur një kampanjë me titull: “Një milion misionar kundër Muhamedit”. (http://www.wams.de/data/2004/05/30/2 84942.html) Kjo organizatë me qendër në Vatikan, është organizatë që është themeluar mes viteve 1566- 1572, nga papa Pius. Kjo organizatë atëherë njihej me emrin “Lidhja e murgjërve”, kurse tash e ka emrin “Lidhja e murgjërve për kristianizimin e popujve”. Kjo organizat posedon buxhet vjetor që fillon nga minimumi 200 milion dollar, e që mund të arrijë deri në 500 milion dollar. Posedon 85 mijë prift, 450 mijë organizata fetare, më shumë se një milion mësimdhënës për krishterizëm, ka 42 mijë shkolla, 1600 spitale, 6 mijë organizata ndihmëse, 780 strehimore për të sëmurët nga kanceri dhe 12 mijë shoqata humanitare dhe bamirëse anemban botës. Ky raport, të cilin e ka botuar kjo gazetë gjermane, ndoshta edhe nuk shpalos diçka të re, sepse këto aktivitete vazhdojnë me dekada, madje edhe me shekuj, mirëpo rëndësia e këtij raporti nxjer në shesh urrejtjen që kanë ndaj Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Pejgamberit të Islamit, një- herëzi edhe Pejgamberi i fundit për mbarë njerëzimin, edhe pse në këtë kohë të fundit dëgjojmë për shumë konferenca dhe seminare për bashkjetesë dhe mirëkuptim, sidomos mes muslimanëve dhe të krishterëve.

 

Kjo kapmanjë nuk është e para nga ky lloj, para disa koha Papa kërkoi nga të krishteret që të mos martohen me musliman, sepse muslimanët janë të egër kundrejt grave dhe se e krishtereja që do të martohet me muslimanin do të privohet nga të drejtat e veta! Kurse në vitin e kaluar në Amerikë u ngritën disa priftër ungjëllor (fanatik të krishterë), siç është Xhimi Fallwell, Pat Robertsoni, etj, duke e njollosur personalitetin e Muhammedit, sallall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe duke e emërtuar me emërtime të ndryshme neveritëse. Vatikani dhe organizatat që punojnë nën ëmbrellën e saj pengimin e përhapjes së Islamit dhe shëmtimin e pozitës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kanë përcaktuar si synim të vehtin, për realizimin e të cilit synim i kanë në shërbim të gjitha mundësitë materiale, kurse pas 11 shtatorit, shoqatat humanitare dhe bamirëse islame ballafaqohen me vështirësi prej ma të ndryshmëve, gjë e cila ua përkufizon mundësitë materiale dhe ua përkufizon hapësirën e veprimtarisë.

 

Shoqatat dhe organizatat islame akuzohen për përkrahje të terorizmit dhe me këtë u ndalet veprimtaria, kurse organizatat për kristianizim u jepet liri e gjërë në zhvillimin e aktivitetit të tyre anë e mbanë botës. Me këtë liri, me këtë forcë njerëzore dhe me këtë shtrirje botërore, këto organizata dhe këtë pasuri, veprojnë organizatat misionare. Ky është shembulli i vetëm një organizatës. Kurse organizatat e thirrjes islame, duhet të dihet buxheti i tyre, emri i donatorëve dhe ku janë harxhuar ato donacione. E gjithë organizata duhet të ndëshkohet nëse një punëtor i asaj organizate ka marrë pjesë në ndonjë gabim, kurse qeveritë ku gjindet ajo organizatë është përgjegjëse për te dhe duhet ta llogarit ate për punën që ban. Pasi që Vatikani e filloi këtë kapmanjë, “Shoqata botërore për përkrahjen e vulës së pejgamberëve” me seli në Arabinë Saudite publikoi një deklaratë dhe ia nisi kampanjës së kundërt, me parollë: “Një miliard me Pejgamberin, Muhammed”. Kjo kampanjë synon që të gjith muslimanët të japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat dhe realitetin mbi personalitetin e Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit, alejhisselam, duke i thirrur ata që të vazhdojnë në thirrjen në fenë e All-llahut, në përhapjen e Islamit në mbarë popujt. Këtë deklaratë e ka përfunduar me frazën: Ju, një miliard muslimanët, vallë, jeni me Pejgamberin tuaj, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?! Ne mendojmë se të gjith muslimanët duhet ta japin mundin e tyre për të sqaruar të vërtetat e Islamit, ta njoftojmë botën me personalitetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin e zgjodhi All-llahu, subhanehu ve teala, që ta dërgoj për mbrarë njerë- zit dhe me te ta vulos vargun e pejgamberisë. Ne duhet të vazhdojmë në rrugën e davetit dhe përhapjes së kësaj feje, duke patur parasysh ajetin Kur’anor: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

 

Lufta kundër Islamit

 

Urrejtjen dhe mllefin që kanë kundër Islamit del në shesh edhe në problemin e jugut të Sudanit. Ata këtë vend e konsiderojnë strategjik dhe konsiderojnë se nëse depërton islami me fuqi në këtë pozitë gjeografike, kjo domethënë se ka për të depërtuar në mbarë kontinentin afrikan, në burimet e Nilit dhe të liqeneve, rajon i cili konsiderohet strategjik dhe udhëkryq i Afrikës, andaj kisha ka vepruar me ngulm që të largojnë çdo gjurmë islame nga ky rajon.

 

Lord Katshneri, në vitin 1982 thotë: “Ska dyshim se feja Islame është duke i pritur ngrohtë nga banorët e këtyre vendeve, e nësë forcat krishtere nuk i kapin kokat e çeshtjes së Afrikës në dorë, besoj se arabët do ta arrinë këtë gjë. Ata do të kenq pozitë qendrore në mesin e kontinentit dhe me te do të arrijnë të dëbojnë të gjtiha ndikimet civilizuese në bregdet, kurse vendi do të bie në këtë skllavëri”. Kurse prifti Arshid Kunshu e sqaron këtë gjë qysh në vitin 1909 duke thënë: “Nëse nuk i ndryshojmë këto fise të zeza në vitet e pakta të ardhshme, ata do të bë- hen muhamedan, pasi qëky rajon është strategjik për qëllimet e kristianizimit…”. Pastaj thotë: “Nëse kisha ka nevojë për vend që të strehohet, ajo është këtu për ta penguar përhapjen e Islamit dhe eliminimin e mësimeve të pejgamberit të rrejshëm”. Kjo është edhe porosia e konferencës misionare botërore në Adenbera, që është mbajtur në vitin 1910, ku mes tjerash shkruan: “Gjëja e parë që kërkohet të bëhet, nëse mundet të përfitohet Afrika për ineteres të mesihut, të hedhet një forcë misionare e fuqishme në zemër të Afrikës për ta penguar depërtimin e Islamit”.

 

Misionarizmi mjeti i tyre në këtë drejtim Misionarizmi është lëvizje politike koloniziatore, e cila ka dalur në skenë pas dështimit të kryqëzatave, me qëllim për ta përhapur kristianizmin mes popujve të ndryshëm, në botën e tretë në përgjithësi dhe në mesin e muslimanë- ve në veçanti, që ti fusin nën sundimin e tyre. Në këtë drejtim u ndihmon përhapja e varfërisë, injorancës dhe sëmundjeve në shumicën e vendeve islame, dominimi perendimor në shumë pushtete islame, dobësia e qeveritarëve musliman, të cilët heshtin para tyre ose u mundësojnë qëndrimin në këto pozita, me stimulime ose frikësime. Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, gjatë zbulimeve portugaleze misionarët katolik kanë hyrë në Afrikë, e kurse një kohë të gjatë pas kësaj kanë filluar të depërtojnë atje misionarët protestantë, ungjëllor, gjerman e francez. Ja disa informata që tregojnë dendshëmrinë e veprimtarisë misionare: Henri Martini (vdiq në vitin 1812) kishte rol të rëndësishëm në dërgimin e misionarë- ve në Asinë perendimore dhe e kishte përkthyer Tevratin në gjuhën hindu, persiane dhe ermene. Në vitin 1795 është themeluar shoqata misionare e Londrës, që më pastaj ta pasojnë ajo e Skotlandës dhe Njujorkut.

 

Në vitin 1819 u morrën vesh kisha protestante me krishterët e Egjyptit për të themeluar dergesa të misionarëve dhe ata e morrën përsipër përhapjen e Ungjëllit në Afrikë. Në vitin 1849 dërgatat e misionarëve filluan të qarkullojnë edhe në tokat e Shamit. Në vitin 1855 u themelua shoqata e rinisë krishtere, prej anglezëve dhe amerikanëve, kurse synimi i tyre përkufizohej në futjen e mbretërisë mesihore në mesin e rinisë. Në vitin 1895 u themelua shoqata e unionit të studentëve të krishterë në botë, e cila inetresohej për gjendjen e studentëve në të gjitha vendet dhe vepronte në përhapjen e krishterimit mes tyre. Samuel Zvimeri, i cili ishte kryetar i dërgatave misionare arabe në Bahrejn, ishte poashtu edhe kryetar i organizatave misionare në lindjen e mesme, ishte kryeredaktor i revistës “Bota Islame”, që botohej në gjuhën angleze, të cilin e kishte filluar qysh në vitin 1911. kjo revistë akoma botohet nga Hardvardi. Dërgatat e Zvimerit dalloheshin më shumë në veprimtarinë medicinale, andaj edhe kishte hapur ambulanca dhe spitale në Bahrejn, Kuvajt, Maskat, Uman, etj. Ky njeri konsiderohet shtylla më e lartë e misionarizmit modern, andaj në emër të tij kanë hapur edhe një institut hulumtues në Amerikë për kristianizimin e muslimanëve. Keneth Kraxh e zëvendësoi Samuel Zvimerin në postin e kryeredaktorit të revistës “Bota Islame”, një kohë ishte profesor në Universitetin amerikan në Kairo, ishte kryetar i katedrës teologjike krishtere në Hardvard, i cili konsideorhet si institut i misionarëve. Prej librave të tija është edhe libri “Thirja e minares”, i cili është botuar në vitin 1956.

 

Pengimi i unitetit mes muslimanëve është qëllim i tyre

 

Prifti Simon thotë: “Uniteti islamik e grumbullon shpresën e popujve musliman dhe u ndihmon për tu çliruar nga dominanca europjane, kurse misionarizmi është element me rëndësi në thyerjen e fuqisë së kësaj lëvizjeje, andaj nëpërmjet misionarizmit duhet ta pengojmë unitetin e muslimanëve”. Lorens Brauni thotë: “Nëse muslimanët bashkohen në një perandori arabe, kjo mund ti bëjë ata mallkim për mbarë botën dhe rezik, ose mund të jenë dhunti, mirëpo nëse mbeten të shpërndarë, atëherë mbeten pa peshë dhe pa ndikim”. Misionarët e kanë zakon të përhapin gë- njeshtra dhe gjëra të kota në mesin e ithtarë- ve të tyre që ti pengojnë nga hyrja në islam dhe për ta shëmtuar bukurinë e kësaj feje. Henri Xhezbi thotë: “Muslimanët nuk i kuptojnë fetë, as nuk i vlerësojnë sa duhet, ata janë hajna, vrasës dhe të prapambetur, kurse misionarizmi ka të veprojë në qytetërimin e tyre”. Kurse ermeni Lutfi Lefonan, i cili ka shkruar libër kundër Islamit, thotë: “Historia islame është një varg i trishtueshëm i gjakderdhjes, luftërave dhe masakrave”. Adisoni duke folur mbi Muhammedin, sallall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Muhamedi nuk kishte patur mundësi ta kuptojë krishterimin, andaj ai në fantazinë e tij kishte vetëm fotografi të deformuar mbi të cilën e ndërtoi fenë e tij, të cilën e sollën arabët”. Misionari F.Xh. Harber thotë: “Muhamedi në realitet ishte adhurues i idhujve, sepse perceptimi mbi realitetin ishte karikatorial”.

 

Samuel Zvimeri në librin e tij “Bota Islame sot” thotë: “Në duhet ti bindim muslimanët se të krishterët nuk janë armiqët e tyre”. Gjithashtu thotë: “Kristianizimi i muslimanëve duhet të bëhet prej njerëzve të tyre dhe nga rradhët e tyre, sepse pemën duhet ta këputë dega e vet”.

 

Koalicioni i kishes botërore dhe sionizmit

 

Sionizmi botëror, Vatikani dhe Këshilli botëror i kishave, e kanë zëvendësuar armikun e vjetër duke krijuar një armik të ri, që në- përmjet tyre të realizojnë qëllimet e tyre strategjike afatshkurte dhe afatgjate. Ata dë- shiruan të godasin ma shumë se një zog me një gurë në këtë formë: – I ndezin luftat historike kundër islamit dhe muslimanëve, nëpërmjet tjerëve. Ata preferojnë të fusin individ, organizata dhe shoqata që janë me “dekor islamik” që të shkaktojnë fitne mes muslimanëve. Pastaj nga ana tjetër kjo bëhet shkak që të ndërhynë perendimorët në çeshtjet e brendshme arabe dhe islame, i stimulojnë thirrësit e dhunës që të veprojnë kundër vataneve të tyre, i strehojnë dhe përkujdesen për logjistikën e tyre, i fusin në tokat e tyre që të bëjnë fesad, herë herë në emër të fesë, e herë herë në emër të politikës opozitare. – Angazhimi i arabëve në konfilkte me të tjerët, duke e haruar Izraelin, e me këtë i japin mundësi Izraelit që ti arrijë qëllimet e veta në tokat arabe. – Veprim për të dridhur sigurinë dhe rehatinë e tokave arabe, që ti thuhet botës: Izraeli është i rezikuar nga destabiliteti i fqinjëve, andaj kjo bëhet shkak për të penguar çdo tentim për marëveshje ose zgjidhje të problemit.

 

Hulumtimi i fronteve të reja, pasi qëjanë skajësuar Egjypti, Jordani, e disa shtete arabe, në konfliktin arabo-izraelit, e me këtë rehatohet Izraeli, sepse te arabët nuk mund të kihet qëndrim unik, i cili do të ndikonte në vendimet e tyre dhe do ta turpëronte para opinionit ndërkombtar. – Prishja e raporteve politike dhe marë- dhënieve e miqësisë mes shteteve arabe dhe islamike, duke i ngjallur projektet të cilat mbështeten në shembujt perendimor, në aspektin politik edhe shoqëror, stimulimi i institucioneve politike perendimore që të imponojnë kërkesa prej arabëve dhe muslimanë- ve, të cilat arrinë deri te ndërhyrja në çeshtje të brendshme.

 

Disa ekspertë të tyre thonë: ekziston plan sekret për shndërrim të tokave të shenjta islame anë e mbanë botës në “rajone të izoluara”, ku zhvillohet ritualet fetare, të udhëhiqen nga institucionet fetare, të cilat nuk kanë lidhje me politikën ndërkombëtare, përveç aspekteve që kanë të bëjnë me fenë, duke patur si shembull në këtë Vatikanin në Itali.

– Kurse lobi grupet çifute në Amerikë kërkojnë nga administrata politike europiane dhe amerikane që të themelojnë pushtete të reja politike më të moderuara në rajonin e Gjirit Arab, për të bashkëpunuar më me shumë pozitivizëm me Amerikën dhe perendimin. Ne asnjëher nuk duhet të harojmë ate që na ka treguar All-llahu, subhanehu ve teala, para shumë shekujsh, si këshillë dhe porosi: “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm: T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini”. (Es-Saff: 8- 11).

Andaj në fund ne duhet të dimë se: Cili është qëndrimi ynë përballë këtyre lëvizjeve misionare?! Vallë, mos ishte shkaktar 11 shtatori, që Vatikani ta shpalos fytyrën e vërtetë?! Vallë, mos janë veprimet e dhunës ato që e stimulojnë këtë veprimtari?! Cilat janë mjetet, sipas teje, për ta mbrojtur, ndihmuar dhe përkrahur, Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem? Vallë, sa musliman të sodit do të kontribojnë në këtë kampanjë dhe sa prej tyre do ta vjelin frytin?!

 

Bekir Halimi

https://www.youtube.com/watch?v=0rUOOuqowDI

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit