14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një lagje në Tetovë tregon se ka ende njerëz të mirë (Foto)

Më të lexuarat

Shpesh dinamika e jetës na bënë egoistë dhe na bën të mendojmë vetëm për veten dhe për askënd tjetër.

Rinia e lagjes 107 në Tetovë është më aktivja në punë të përgjithshme dhe grupore për të bërë projekte të vogla dhe të nevojshme për lagjen dhe për banorët që jetojnë aty.

Këtë herë ata kanë bërë një gjest të vogël për lagjen por të madh për zogjtë që nuk do të kenë mundësi të ushqehen gjatë stinës së dimrit.

Në Facebook, anëtarët e këtij grupi të lagjes kanë shkruar ”Projekti i rradhës i cili u realizua ishte vendosja e shtëpizave për ushqim të shpendëve. Këto shtëpiza u vendosën në vende përkatëse dhe me ushqim do të furnizohen nga Rinia e Lagjes 107.”

Përndryshe, këto të rinj më herët kanë realizuar edhe projekte tjera si parkun e lagjes dhe shënimin e vijave të bardha. Të gjithë këto me vetëfinancim dhe duke mos pritur investime nga Komuna e Tetovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit