8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një kafene në Stamboll angazhon punëtorë me sindromën Down

Më të lexuarat

“Mirë se keni ardhur Zotëri, çfarë do të dëshironit të porostni!?”

Në shikim të parë, nuk ka asgjë të pazakonshme në “Down Cafe”, e cila ndodhet në një nga lagjet më të mira të Stambollit.

Emri i kafesë është një paralajmërim. Në të vërtetë, të gjithë 25 të punësuarit, të moshës 18 deri në 25 vejç, janë me sindromën Down.

“Down Cafe është themeluar për të krijuar vende pune dhe për të rritur vetëbesimin e të rinjve me sindromin Down”, thotë Saruhan Singen, pronari dhe ideatori kafenesë në lagjen Shishli të Stambollit.

Singen ka një vajzë me sindromën Down, të quajtur Sezil, e cila gjithashtu është e punësuar në këtë kafene.

“Unë kam Sezil-in dhe mendoj se ajo është një dhuratë për mua, që të kuptoj të tjerët si ajo”, thotë Singen.

Sindroma Down është një çrregullim gjenetik që ndikon në zhvillimin gjatë tërë jetës, duke shkaktuar paaftësi intelektuale dhe fizike dhe çështjet që lidhen me aspektet mjekësore, sipas institutit të bamirësisë Down Syndrome International (DSI) me seli në Britani të Madhe.

DSI thotë, që në vitet e fundit, sindroma Down është në rritje. Ajo prek rreth 1 në 800 lindje.

Në të gjithë botën, sipas DSI-së, rreth 220,000 foshnje kanë lidur me këtë sindromë.

Sipas Shoqatës të Sindromës Down të Turqisë, në këtë vend çdo vit kanë lindur rreth 1,500 foshnje me këtë sindromë. Më shumë se 100.000 persona në këtë vend janë të prekur nga ky çrregullim.

“Përmirësimi i kujdesit mjekësor është absolutisht thelbësor për këta fëmijë me çrregullime, por ajo që është më e rëndësishme ne duhet të bëjmë çmos për të ndihmuar ata të jetojnë të pavarur dhe ti’u plotësojmë nevojat e jetës”, thotë Singen.

Sipas Singen, kur kafeneja u hap për herë të parë në vitin 2011, puna shkonte ngadalë, pasi klientët potencialë hezitonin për të hyrë.

“Unë mendoj se kafenja gjithashtu u ndihmon njerëzve për të larguar paragjykimet ndaj tyre si dhe ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara dhe ofron një mundësi për personat me sindromën Down për të provuar veten dhe të shfaqin talentin e tyre”, thotë Singen.

“Këtu janë edhe nënat vullnetare të cilat na ndihmojnë rreth punëve në kuzhinë duke gatuar dhe larë enët, ndërsa Bashkia e Shishli paguan faturat tona,” shpjegon Singen.

“Ata duan të jenë në shoqëri me shumë njerëz, ata duan që të pranohen nga shoqëria dhe ata duan të shfaqin talentet e tyre”, thotë Singen. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë sponsorë, donatorë dhe sidomos për të rritur numrin e konsumatorëve në Down Cafe” shton ajo në përfundim të fjalës së saj./aa/al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit