13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Një ish ushtar francez vë në siklet presidentin Hollande

Më të lexuarat

Një ish ushtar francez, i cili kishte qenë pjesë e ushtrisë pushtuese të Francës në Algjeri, i ka bërë thirrje presidentit të ri francez, që ta nderojë vendin duke kërkuar falje për krimet dhe masakrat e vendit të tij në Algjeri.

Herri Boyo, nëpërmjet një mesazhi elektronik i drejtohej presidentit të ri me fjalët:”Do ta nderosh Francën me rastin e festës së pavarësisë, duke hedhur një hap të shumë pritur nga algjerianët; pra tu kërkosh falje për krimet e kolonializmit dhe të marrësh përsipër përgjegjësinë e vendit lidhur me politikën e tij kolonialiste.”
Boyo i cili thotë se ka qenë dëshmitar i torturave çnjerëzore, i kërkon presidentit të tij të bëhet trim dhe ti pranojë krimet e Francës.
“Zotri president! Gjatë fjalës tuaj me 15 Maj 2012, ju e dënuat Gol Firi, ministrin francez të edukimit të shekullit 19, tepër i zellshëm për politikat kolonialiste të Francës në Algjeri dhe mbarë botën. Por, kjo është e pamjaftueshme. Politika kolonialiste e Francës nuk ishte një gabim i disa personave, por gafa e një shteti të tërë. Prandaj ajo duhet dënuar nga instancat më të larta shtetërore të vendit.” Shprehet ai në letër.
Boyo i kthehet fillimeve të pushtimit frances në Algjeri dhe thotë se mes viktimave të shumta, kishte dhe banorë civilë të cilët ishin mbytur me tym e flakë, pasi ishin futur në shpella dhe u ishte mbyllur dera për të mos dalë asnjëri i gjallë. Janë shuar fshatra të tërë me napalm, janë përdhunuar një numër i madh femrash dhe janë torturuar numra pafund civilësh.
Ai i kërkon Hollande ti kthejë Francës kredibilitetin e saj, si një vend pionier i të drejtave të njeriut, duke u shndërruar njëkohësisht në një vend që ngre ura komunikimi me të gjithë, me mesdhetarët në veçanti. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit