10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një grua kuvajtiane u gjobit $ 10,000 për një mesazh “fyes” të WhatsApp

Më të lexuarat

Fyerja e dikujt në WhatsApp mund t’ju sjellë një gjobë të rëndë në Kuvajt, ashtu siç e morri lajmin një grua këto ditë

Sipas faqes së lajmeve El Rdar, gruaja ishte e tronditur kur mori lajmin se do të gjobitet me 3,000 KD (10,000 dollarë) për një fyerje që kishte dërguar tek një shoqe e saj nëpërmjet aplikacionit të mesazheve.

“Ti nuk keni turp dhe prindërit tuaj kanë dështuar të ju edukojnë për së mbari”, e pandehura kishte shkruar në mesazhin e saj dërguar tek ish shoqja e saj, e cila më pas raportoi tek zyra e krimit kibernetik të vendit.
Fyerja e dikujt në WhatsApp është një krim i rëndë në vendet anembanë Gjirit.

Në një rast të raportuar nga gazeta Okaz më parë muajin e kaluar, një gjykatës saudit dënoi 2 gra me 10 rëna secila, pasi ata ofenduan njëra-tjetrën nëpërmjet aplikacionit për mesazhe.

Vendimi u zbulua në një raport mbi rritjen e krimeve që lidhen me mediat sociale në Mbretërinë Saudite, përcjell KohaIslame.

Sipas gazetës lokale, shkelje të tilla kanë qenë në rritje gjatë muajve të fundit, me mbi 220 krime të mediave sociale të raportuara vetëm gjatë 6 muajve të fundit.

Sharja në WhatsApp-in mund të sjellë gjithashtu njerëzit në telashe të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vend, është vendosur një ligj i ngurtë për krimin kibernetik – që rregullon aspekte të ndryshme të internetit duke përfshirë postimet e mediave sociale të bëra në mesazhet Facebook dhe Whatsapp.

Sipas ligjit të vitit 2012 të Emirateve të Bashkuara Arabe për krimin kibernetik, individët mund të ndiqen penalisht nëse ata bëjnë deklarata që konsiderohen ” mosrespektues” ndaj Islamit, moralit dhe sjelljes së mirë.

Kjo përfshin shpifje dhe shkelje të privatësisë, si dhe postime ose komente që kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e një tjetri dhe / ose publikojnë informacione për një individ pa leje./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit