12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Një grua algjeriane agjëron vitin e 111

Më të lexuarat

Jamina, është një grua algjeriane e cila këtë vit agjëron ramazanin e saj të 111. Ajo ka 160 nipër e mbesa, shumicën e të cilëve nuk i njeh për shkak të moshës.

Jamina mban ramazan që nga mosha gjashtë vjeçare. Bashkë me agjërimin, ajo ka nisur të falë dhe namazin dhe sipas përllogaritjeve, i bie që ajo të ketë falur çerek milion namaze gjer tani.
Vitin e 111 të agjërimit të saj, Jamina e ka pritur me një ndryshim të çuditshëm në orën e saj biologjike që kur humbi shikimin, pasi falet natën dhe fle ditën.
Sipas dëshmisë së fëmijëve, herë pas here, ajo u thotë ditën:”A nuk po shkoni të flini tani?!” duke menduar se është natë.
Lidhur me kujtimet e saj rreth Ramazanit, ajo thotë se gjithçka ka ndryshuar, pasi shumë vlera janë përmbysur.
Jamina nuk është larguar asnjëherë nga qyteti i saj Zubejrije, ajo nuk ka vajtur asnjëherë të vizitohet tek doktori derisa mbushi një shekull dhe ka refuzuar të zëvendësojë dhëmbët e saj të rënë, pasi i konsideron doktorët si burimin e vërtetë të sëmundjeve.  /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit