10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një fletëpalosje e vitit 1957: pse Franca po lufton me hixhabin për dekada?

Më të lexuarat

Kjo foto i përket një fletëpalosjeje franceze të botuar dhe më pas shpërndarë nga forcat franceze në vendet e Magrebit në vitin 1957. Mesazhi i shtypur në fletushkë thotë: “Hiq hixhabin dhe trego bukurinë tënde!”

Duke analizuar këtë foto, si dhe historinë e kolonizatorëve francezë në vendet e Afrikës Veriore, komentatorë muslimanë thonë së ky është vetëm një detaj i një lufte të vazhdueshme prej dekadash, pasi është bërë e qartë se ndershmëria dhe integriteti moral i gruas muslimane do të thotë një sukses i plotë për të gjithë shoqërinë dhe një familje muslimane.

Islami ka veçantitë e veta në lidhje me besimet dhe fetë e tjera, duke përfshirë dëlirësinë e grave muslimane, e cila përbën një pengesë të madhe në projektin e shpërbërjes së shoqërive me këtë besim – thuhet nga shumë syresh.

Ata sjellin fjalët e sociologut amerikan dhe ekspert i Lindjes së Mesme, Morroe Berger, i cili është shprehur: “Rreziku dhe kërcënimi i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë është rreziku dhe kërcënimi ndaj Islamit. Muslimanët janë një botë e pavarur, e pavarur nga bota jonë perëndimore, kanë trashëgiminë e tyre shpirtërore dhe janë krenarë për historinë e tyre dhe qytetërimin autentik. Ata janë në gjendje të vendosin rregullat e një rendi të ri botëror pa pasur nevojë të asimilojnë qytetërimin e tyre kulturor dhe identitetin shpirtëror në identitetin e qytetërimit perëndimor”.

Ata sjellin gjithashtu dhe fjalët e një orientalisti francez gjatë një ligjëratë në Madrid, nën titullin “Pse u përpoqëm të qëndronim në Algjeri?”

“Nuk kemi përdorur gjysmë milioni ushtarë për të mirat materiale të Algjerisë. Ne e kemi konsideruar veten një mur të Evropës, e cila po përballet me sfidën e një progresi të mundshëm islam, i cili mund të çojë në dëshirën për rimarrjen e Andaluzisë, që do të thotë një sundim në Europë. Kjo është arsyeja pse ne luftuam në Algjeri”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit