6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një femër dhe dy meshkuj bllokohen nga bora në bjeshkët e Irzniqit

Më të lexuarat

Një femër dhe dy meshkuj nga Peja dhe Istogu kanë mbetur të bllokuar nga bora në bjeshkët e Irzniqit.
Me të pranuar informatën policia ka arritur të kontaktojë (me telefon) me të njëjtit të cilët kanë njoftuar se kishin dalë për shëtitje në këmbë në bjeshkën e Irzniqit dhe për shkak të borës së madhe që ishte atje kanë mbetur të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin.
 
Menjëherë policia ka filluar që të organizojë kërkim shpëtimin e viktimave, ku janë njoftuar të gjitha njësitë relevante, patrullat e Stacionit policor Pejë, Njësitë patrulluese policore të vijës së gjelbër (Kufitare), si dhe Njësiti për shpëtim malor “ Peja ”.
 
Po ashtu për të lokalizuar vendin e thirrjes telefonike policia ka kërkuar ndihmë edhe nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( ILECU ), raporton KP.
 
Viktimat A.K.(1991) nga Peja, A.H.(1994) nga Peja dhe M.M.(1995) nga komuna e Istogut, janë gjetur afër vendit të quajtur “Qafa e Pejës” nga njësiti i hetimeve regjionale dhe njësiti për shpëtim malor “Peja” të cilët i kanë shoqëruar viktimat deri në spital rajonal për t’iu bërë një kontrollim mjekësor.
 
Në ketë kërkim shpëtim kanë asistuar edhe KFOR-i, gjegjësisht një njësit i karabinierëve.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit