9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Një e treta e personelit gjyqësor në Turqi ishte i lidhur me FETO-n

Më të lexuarat

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, Ismail Rüştü Cirit, ka thënë se një e treta e stafit gjyqësor turk ishte i lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e fillimit të punës së gjyqësorit në Turqi pas përfundimit të pushimit, në sallën e Gjykatës Supreme në Ankara, u zhvillua një ceremoni ku kryetari i këtij institucioni, Cirit, iu drejtua audiencës dhe me këtë rast theksoi se ishte traumatike fakti se anëtarët e gjyqësorit ishin të përfshirë në aktivitete terroriste.

“Një e treta e gjyqtarëve dhe prokurorëve turq ishin të përfshirë në aktivitete terroriste dhe sigurisht kjo situatë ka tronditur besimin në stafin gjyqësor për të cilën supozohet të jetë plotësisht i besueshëm”, tha Cirit.

Organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në SHBA, në korrik të vitit të kaluar ka kryer përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak në Turqi, duke vrarë 250 persona dhe plagosur të paktën 2,200 të tjerë.

FETO ka kryer fushatë disa vjeçare që kishte për synim përmbysjen e qeverisë legjitime në Turqi, ashtu që rolin kryesor në këtë tentativë e kishin anëtarë organizatës të infiltruar në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin.

Kreu i Gjykatës së Lartë të Turqisë tha gjithashtu sot se detyra e gjyqësorit është që të marrë vendime bazuar në prova objektive. “Ne nuk duhet të veprojmë sipas ndjenjave dhe paragjykimit, por të sjellim vendime në përputhje me provat objektive, pa cenuar të drejtën njerëzore të cilat vitet e fundit në Turqi janë ngritur në nivel të kënaqshëm”, tha Cirit.

Ai theksoi se në përputhje me ligjet turke, të gjithë ata që ishin të përfshirë në aktivitete terroriste, duke përfshirë edhe punonjësit e gjyqësorit që kanë abuzuar me funksionet e tyre, do të ndiqen penalisht.

Njeriu i parë i Gjykatës Supreme të Turqisë ka paralajmëruar të gjitha vendet që mbështesin terrorizmin se janë të detyruar të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit