8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Një ditë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend

Më të lexuarat

Një ditë pas ratifikimit të demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, përveç urimeve, faktori ndërkombëtar ua ka kujtuar institucioneve të Kosovës se për t’u bërë liberalizimi duhet të plotësohet edhe kushti tjetër shumë i rëndësishëm, ai i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, komisari për migrim dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, dhe ai për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, përshëndetën ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin, por ai quhet si “një prej kritereve kyç” për liberalizimin e vizave, duke e bërë të qartë në këtë mënyrë se ai nuk ka qenë kushti i fundit.

Ndërkohë, Zyra e BE-së në Prishtinë ka përshëndetur votimin, por ka dënuar aktet e dhunës kundër ligjvënësve. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi.

Ambasada thekson se ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se Kosova ka marrë vendim të madh drejt rrugës për në BE, pas ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit