9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Një detaj i rëndësishëm nga takimi Papa-Erdogan (FOTO)

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sot realizoj një vizitë zyrtare në Vatikan.

Ai u prit me ceremoni zyrtare në Selinë e Shenjtë nga vet Papa Francisko.

Në momentin kur filloi takimi kok për kokë, një detaj i rëndësishëm e tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Vendi ku ishte pozicionuar presidenti turk u krahasua me pozicionimin e kancelares gjermane Angela Merkel, kur ajo ishte takuar me Papën.

Liderit shpirtëror i katolikëve, Papa Françesku i vendosi presidentin turk pranë tij në një pozicionim të barabartë me veten, gjë që nuk kishte ndodhur me Merkelin, madje edhe me disa liderë të tjerë botëror perveç Trump.

Gjatë takimit Papa-Merkel, kancalarja gjermane ishte vendosur në qoshe të tavolinës, po ashtu edhe kryeministri Justin Trudeau, njashtu edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur po i njëjti kënd.

Takimi ndërmjet Papës dhe Eroganit zgjati rreth 50 minuta.




- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit