11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Një delirant dhe shoqëria e gënjeshtrave

Më të lexuarat

Moderatorja, një zonjë shumë e sjellshme, kishte ftuar një djalë të ri, i cili tregonte sesi kishte arritur një sukses shumë të madh në krijimin e tij artistik që na nderonte si komb, si qytet lindjeje dhe atë si person.

Në Moskë, në një ekspozitë, piktura e tij paskësh fituar çmimin e parë dhe- ishte ekspozuar në galerinë e artit modern!!!

Nuk e di sesi mund të më krijohej një lidhje midis një debati mes filozofësh grekë që më risillet në mend dhe e gjej te vepra e Platonit mbi republikën dhe emisionit të fundit të një pasditeje te televizioni Klan.

Moderatorja, një zonjë shumë e sjellshme, kishte ftuar një djalë të ri, i cili tregonte sesi kishte arritur një sukses shumë të madh në krijimin e tij artistik që na nderonte si komb, si qytet lindjeje dhe atë si person. Në Moskë, në një ekspozitë, piktura e tij paskësh fituar çmimin e parë dhe ishte ekspozuar në galerinë e artit modern !!!

Doli se djali gënjente. Në rrjetet sociale u përfol me të drejtë se piktura që ai tregonte si e tija ishte e një piktori anglez a tjetër. Skandal i pashoq. Aq më tepër që djaloshi tregonte me pasion sesi ishte ndjerë kur ishte lançuar emri i tij mes krijuesish nga e gjithë bota. Ai jepte edhe këshilla se çfarë duhej të bënin talentet e reja shqiptare që të ndiqnin rrugën e tij të suksesit !

Thjesht një mashtrim!

Çfarë lidhje ka me filozofinë e Platonit ? Lidhja është që Platoni prej mëse 2000 vjetësh argumenton dallimin e madh midis shoqërisë të mbështetur te opinionet subjektive, te doxa, dhe shoqërisë që mbështetet te shkenca, te idetë e vërteta, eidoset, apo te dija, sofia.

Tjetër doxa e tjetër sofia.

Rudina nuk ka faj që u befasua nga djaloshi. Unë e kuptoj atë djalosh. Shoqëria jonë jeton e zhytur në një botë mashtrimesh, gënjeshtrash, lavdish të paqëna, bëmash të pabëra, kujtimesh të zbukuruara, thashethemesh pa asnjë bazë, idesh pa asnjë logjikë, opinionesh fluturake të ardhura nga kushedi se çfarë kohësh. I zhytur në këtë univers, djaloshit i dukej jo ndonjë gënjeshtër e madhe që të thoshte se kishte fituar një çmim në Moskë.

Dhe e ka një justifikim.

Unë nuk di se ku ka më shumë gënjeshtra. Te fjalët e djaloshit që Rudina me fisnikëri kërkonte ta promovonte, apo te emisionet e tjera ku lloj lloj personalitetesh publike zbukurojnë veten e tyre. Pra, nuk ka asgjë të veçantë. Problemi i djaloshit piktor është se ai gënjeu keq, nuk dinte të gënjente.

Por, unë nuk jam i sigurt nëse në emisionet e lajmeve, në rubrikat e kronikat informative, në intervista të tjera, në biseda në studio, në deklarime e në deklarata publike, premtime elektorale, analiza etj., ka më pak gënjeshtra të rrezikshme sesa ato rrenat e pafajshme të djalit piktor nga Berati.

I mërzitur duke vizatuar Beratin në tjegulla ai me siguri ka ëndërruar i shkreti të ishte fitues i një titulli a çmimi në Moskë, dhe në këtë ëndërrim ai nuk ka arritur më të bëjë dallimin midis ëndrrës edhe realitetit. Nuk ka psikolog, ose psikoterapet që të mos e dijë se ky kalim nuk është vështirë të bëhet.

Platoni na vendos përballë rrezikut që në vend të jemi shoqëri e dijes, të mbetemi shoqëri e opinionit. Dhe kjo ndodh më shumë në demokraci, ku shprehja është e lirë, sesa në diktaturë ku më shumë kemi shoqërinë e heshtjes. Në një farë kuptimi ne kemi kaluar nga shoqëri e heshtjes te shoqëria e gënjeshtrave.

Nuk është vetëm Platoni që dy mijë e ca vite më parë na e paralajmëronte, por edhe Walter Lippman, një nga teoricienët më të mëdhenj amerikanë për median, aty një shekull më parë, e sqaron këtë proces.

Ai shkruante që një vjedhës i një bankomati, a një kutie bankare, nuk bën ndonjë krim kushedi se çë, përpara krimit të madh të gënjeshtrës publike që shkakton pasoja të pamëshirshme për shoqërinë.

Jetojmë në një kohë kur stereotipet dhe stigmatet merren pa vërtetim si të vërteta. Pa asnjë fakt dhe pa asnjë verifikim të dhënash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit