15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Një banor në Florida përpihet nga gropa gjigante e hapur papritur nën shtratin e tij

Më të lexuarat

Një banor i Floridas, në juglindje të SHBA-së, u zhduk pasi një gropë gjigante u hap papritur poshtë dhomës së tij të gjumit ”duke gllabëruar viktimën”, theksuan familjarët e tij.

Incidenti, i pazakontë dhe gjerësisht i komentuar nga rrjetet e shumta televizive amerikane, ndodhi gjatë orëve të vona të natës në Brandon, në periferi të Tampas.

Të thirrur në vendngjarjen e aksidentit nga vëllai i viktimës, autoritetet zbuluan duke hyrë në banesë një gropë gjigante, që nuk dukej drejtpërdrejt nga jashtë dhe që nuk ishin në gjendje të kontaktonin me Jeff Bush, 36 vjeç.

“Dëgjova një zhurmë, sikur një automjet hyri në dhomë dhe më pas dëgjova britmat e vëllait tim”, deklaroi Jeremy Bush.

Ai nxitoi në dhomën e tij të gjumit dhe mbeti i shtangur para skenës.

“Gjithshka që unë pashë ishte kjo gropë e madhe, vërtetë e madhe”, deklaroi ai./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit