Nisin me punë bastoret sportive, reagon “Antibixhozi” në Maqedoninë Veriore

0
28

Nisin me punë bastoret sportive, reagon “Antibixhozi” në Maqedoninë Veriore

Pas vendimit të Qeverisë, basotoret prej sot duhet fillojnë me punë. Për këtë qëllim atyre u kërkohet t’i plotësojnë të gjitha kriteret e caktuara nga Institucionet shëndetësore. Vasko Ilijevski nga Shoqata e bastoreve shpjegoi se si do të do të funksionojnë në rrethana pandemie.

Lojtarët po, do të mund të hyjnë brenda në objekte, por ambienti do jetë i rregulluar në atë formë që përsëri të respektohet distanca. Të gjithë lojtarët duhet të hynë  mbajnë maskë dhe doreza”-theksoi Vasko Ilijevski- Shoqata e Bastoreve Sportive.

Por jo të gjithë e mirëpritën vendimin për hapjen e bastoreve. Lëvizja Antibixhoz paralajmëron madje edhe protesta.

Në një shtet të sëmurë mendërisht dhe kriminelë, ta them kështu, që e sheh të ardhmen prej bastoreve dhe kazinove”-tha Jushi Emërllahu, kryetarë i Lëvizjes Anitbixhoz.

Disa qytetarë e vlerësojnë të gabuar vendimin e hapjes së bastoreve para se të hapen disa biznese tjera.

“Normalisht hotelet, restorantet në vend të parë, kjo është në vend të fundit. Edhe unë luaj, të shkoj tash atje, por nuk ka asnjë ndeshje çfarë do të bëj atje.”

“Me siguri që nuk duhet të ishin të parat që hapen. Ka shumë biznese të tjera që janë thelbësore për ekonominë, për dallim nga bastoret sportive.”

“Për bastoret sportive unë nuk do të isha dakord. 02:46 Sepse bëhet shumë rrëmujë atje. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse jam dakort me punonjësit e shëndetësisë se lëshimi i masave të tilla do të çojë në rritje të numrit të rasteve.”

Në buxhetin e shtetit, nga lojërat e fatit në një vit hyjnë rreth 25 milion euro/alsat m