Nishani: Telefonata nga Dacic

0
36

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë të dhënë të enjten për “Bugajski Hour” në “Albanian Screen” ka sqaruar telefonatën me Ivica Dacic, kryeministrin e ri serb, ish-pasardhësi i Milloshevicit në PS-në të Serbisë.
“Po unë kam pasur edhe një telefonatë urimi nga ish- Ministri i Brendshëm, Dacic i cili tashmë është ngarkuar me detyrën e kryeministrit. Ai ka kërkuar të më uroj për zgjedhjen në detyrën e presidentit edhe për faktin që kemi pasur takime si ish-ministra të brendshëm në disa raste në Shqipëri por edhe në vende të tjera. E kam mirëpritur dhe e kam falënderuar për urimin, natyrisht që ne ndajmë pikëpamje krejt të ndryshme në lidhje me Kosovën, por ajo që është e rëndësishme është fakti se të gjithë duhet t’i adresohen realitetit”, ka theksuar Nishani, njofton Bw.

I pyetur lidhur me mundësinë e takimeve me krerët serb dhe vizitë në Beograd, Nishani u shpreh “Komunikimi është pjesë normale, kjo do të varet gjithmonë nga agjendat përkatëse të presidentëve, do të varet natyrisht dhe nga vullnetet e përbashkëta që besoj nuk kanë përse të mungojnë në konceptin e komunikimit. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë për të bllokuar komunikimin”, ka deklaruar Nishani.kohaislame