11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Niset grupi i parë i besimtarëve nga Shqipëria për Haxhin

Më të lexuarat

Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë

 

TIRANË (AA) – Grupi i parë i besimtarëve muslimanë nga Shqipëria janë nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë.

Në grupin e parë kanë udhëtuar rreth 215 besimtarë, të cilët fillimisht do të ndalojnë në Xhide të Arabisë Saudite.

Tomorr Shehu, njëri nga besimtarët për AA tha se është i lumtur që po udhëton drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin.

“Kjo është hera e parë që shkoj për Haxh dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj ta kryejmë me sukses. Uroj që gjithë besimtarët muslimanë ta kryejnë Haxhin”, tha ai.

Saimir Kondi, është një tjetër besimtar nga Shqipëria i cili është nisur për të kryer Haxhin për herë të parë. Ai tha se shpreson që ky udhëtim të shërbejë për të forcuar besimin. “Ndihem shumë i emocionuar dhe uroj që çdo besimtar musliman ta kryej sa më mirë Haxhin”, tha Kondi.

Edhe këtë vit bashkë me besimtarët nga Shqipëria, udhëtojnë edhe besimtarët nga Mali i Zi, ku në total janë 470.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit