5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

NIS PRODHIMI I IPHONE 5

Më të lexuarat

Në internet janë hedhur përshkrimet e para se si mund të duket dhe se çfarë mund të ketë shtesë nga paraardhëset, krijesa e re e Apple, iPhone 5.

Mediat japoneze, të njëjtat që hodhën datën e saktë të daljes në treg të iPhone 4S dhe të versionit të ri të iPad, shkruajnë se tashmë në fabrikat e Apple ka nisur prodhimi i iPhone 5 dhe se diku nga mesi i tetorit ai do të hidhet në treg, transmeton TCH.

Pra për pak muaj, të gjithë admiruesit e “Mollës” dhe produkteve të saj do të mund të shijojnë krijesën e re, sigurisht kundrejt një pagese që pritet të jetë e majme, të paktën si fillim. Edhe Wall Street Journal flet për daljen e versionit të ri të iPhone në mes të tetorit.

Ndërkohë, blogu japonez Macotakara shkruan se smartfoni i ri i Apple do të ketë të dyja anët prej qelqi të ndara në mes nga një fije alumini. Kjo do të bëjë atë, gjithnjë sipas burimeve jozyrtare, më të hollë dhe me ekranin retina më të madh se paraardhësi iPhone 4S.

New York Times jep pak a shumë të njëjtat përshkrime dhe shton se risitë e reja të iPhone synojnë mposhtjen e konkurencës, sidomos të Samsung Galaxy S-III. Ndërkohë, në Kinë kanë nisur prenotimet për produktin e ri. Kompanitë e shitjeve online kanë nisur pranimin e kërkesave për telefonin e ri dhe çmimi është 1 mijë dollarë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit