12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Nikon me sistem operativ Android

Më të lexuarat

Kush ka thënë që Android-i është sistem operativ vetëm për telefona? Si duket, kompania Nikon mendon ndryshe.
Pas shumë spekulimeve, kompania posa ka lansuar në treg aparatin fotografik me sistem operativ Android, Nikon Coolpix S800c.

Me një çmim rreth 349.95 dollar, S800c punon me sistem Android 2.3, dhe me te mund ti qasemi plotësisht dyqanit online Google Play dhe të shkarkojmë çdo aplikacion për fotografi që mund të na bie ndër mend, apo vetëm të kontrollojmë postën elektronike për ndonjë të re.

Kompania gjithashtu po tenton të përfshij edhe aplikacionet si Dropbox apo Instagram në ekranin e këtij produkti. Pjesa e prapme e aparatit duket pak a shumë si e atij të një telefoni të mençur, duke u dominuar nga ekrani LCD 3.5-inch.

Disa nga karakteristikat e këtij aparati që e veçojnë atë nga modelet tjera të kompanisë janë: 10x mundësi afrimi, sensor CMOS 16-megapiksel, mundësinë e fotografimit deri në 8 imazhe-per-sekond dhe shumë efekte speciale. Gjithashtu, ka mundësinë e inqizimit të videove në 1080p me tingull stereo.

Bashkë me këtë aparat, do të vijnë në treg edhe dy modele tjera nga Nikon, në shtator të këtij viti. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit