9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Nikolliq dhe Irinej kërkojnë modelin e Vatikanit në Kosovë

Më të lexuarat

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq dhe Patriarku Irinej, kanë biseduar dje në Patrikanën e Serbisë rreth mundësisë që për pozitën e kishës ortodokse serbe në Kosovë të propozohet modeli i Vatikanit, raporton gazeta serbe Pravda.
Takimi i tyre është mbajtur në prag të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, kurse sipas deklaratave të ekipit negociator serb, qeveria serbe planifikon që në raundin e temave të reja të hapë edhe atë për statusin e kishës ortodokse serbe dhe pronën e saj në Kosovë, transmeton lajmi.net

Nga Patrikana bëhet e ditur se presidenti dhe patriarku serb kanë diskutuar për problemet e kishës dhe popullit serb në Kosovë, “me theks të veçantë në perspektivën që mund të pritet pas hapjes së kapitullit të 35-të në negociatat me BE-në”.

Përndryshe, Nikoliq në platformën e tij të parë për Kosovën qysh para tre viteve, kishte parashikuar se kisha ortodokse serbe brenda autonomisë thelbësore në Kosovë, të mbajë pozicionin sikur kisha katolike romake apo Vatikani që e mban për Italinë

Asokohe kisha ortodokse serbe jo zyrtarisht e kishte hedhur poshtë një propozim të tillë, nga frika se interpretimi i autoriteteve të Kosovës do të nënkuptonte sikur Serbia po e njeh pavarësinë e Kosovës. Dhe në vend të kësaj, kisha jo zyrtarisht kishte propozuar garanci ndërkombëtare për statusin dhe pronës në Kosovë. Por sipas palës serbe nëse ky propozim nuk ndryshohet, do të duhej të ishte temë diskutimi në bisedimet e ardhshme në Bruksel, ku do të flitet për atë se cila është pozita e kishës serbe.

Modeli i Vatikanit për kishën ortodokse serbe asokohe ishte refuzuar, duke u konsideruar se edhe ky shembull nuk është adekuat me situatën në të cilën gjendej Dioqeza e Prizrenit në Kosovë.

Vatikani, Italia dhe qyteti i Romës nuk janë të ngarkuar nga e kaluara, konfliktet nacionale dhe dallimet fetare, siç ekzistojnë në Kosovë. Për këtë, për kishën ka qenë i pranueshëm autoriteti i BE-së dhe OKB-së, që do të ishte një premtim për përcaktimin e statusit, aseteve dhe misionit të kishës, pa ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet në Prishtinë dhe çfarëdo marrëveshje.

Dokumenti që rregullon marrëdhëniet mes Italisë dhe Selisë se Shenjtë, është nënshkruar në vitin 1929 dhe është i njohur si “Traktati Lateran” (sipas pallatit në të cilin është nënshkruar). Italia ka njohur sovranitetin e Selisë së Shenjtë mbi fushën e shtetit-qytetit Vatikan, që është bërë objekt i veçantë i së drejtës ndërkombëtare. Gjithashtu me kontratë është e rregulluar edhe pozita e kishës katolike në Itali, si dhe problemet financiare lidhur me pretendimet e Selisë së Shenjtë për humbjen e pronës së tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit