7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nikoliq thotë se Thaqi është i dyshuar për krime kundër popullit serb

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë për televizionin Russia Today se ai është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane.

Ai ka thënë se do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.
Duke folur për rrugën e Serbisë drejt BE-së, ai ka thënë se procesi do të ndalet “në qoftë se na kërkohet që të heqim dorë nga një pjesë e territorit, nga Kosova”.
I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikoliq tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin sepse, ai, ka thënë Nikoliç, “është i dyshuar për krime kundër popullit serb”.
Tomisllav Nikoliq kohë më parë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 90 në ish-Jugosllavi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit