Nikoliq: Serbia çdo ditë po e humb Kosovën

0
36

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar sot se duhet arritur konsensusi i partive parlamentare mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Një qëndrim të tillë ia ka përcjell edhe kryepeshkopit serb, Irinej i cili ka thënë se Kisha kurrë nuk do të ikë ta marrë përgjegjësinë, raporton RTK.

Presidenti i Serbisë, Nikoliq ka thënë se konsensusi nënkupton që partitë që kanë siguruar hyrje në parlament, ato që duan, të ndërtojnë strategjinë e përbashkët dhe ta zbërthejmë deri në fund.
“Nëse për këtë ekziston shumica e madhe, atëherë do të mund të dalim para qytetarëve të Serbisë, nëse jo unë nuk shoh përse mandatin tim ta kalojë ashtu që do ta fusja kokën në zall, si makushi, dhe të them nuk kam pa, asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Nikoliq.
Ai ka vlerësuar se Serbia çdo ditë po e humb Kosovën, siç shprehet, por edhe përkundër kësaj përfaqësuesit e qeverisë e cila vitet e shkuara e ka drejtuar vendin, po përpiqen t’i bindin qytetarët se ajo nuk e ka njohur atë. /kohaislame