20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nigella Sativa L (FARA E ZEZE) alternativë potenciale kundër COVID-19?

Më të lexuarat

Identifikimi i komponimeve nga Nigella Sativa si frenues/inhibitor të rinjë potencial ndaj koronavirus (Covid-19): Studim/perspektiv Molekular.

Përhapja e pandemisë globale COVID-19, mungesa e një trajtimi specifik dhe situata urgjente kërkon aplikimin e të gjitha burimeve për të monitoruar këtë sfidë. Në këtë studim aktual, duke aplikuar modelin molekular, janë identifikuar inhibitorë të rinjë potencial ndaj COVID-19 nga molekulat e bimës Nigella sativa L, e cila është bimë shëruese shumë e njohur në lindje dhe perëndim.
Zbulimi i strukturës së proteazës Mpro (proteaza kryesore (Mpro) në COVID-19, ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të identifikuar kandidatët potencial të barnave për trajtim. Fokusimi target në proteazat kryesore në CoV (3CLpro / Mpro), (PDB ID 6LU7 dhe 2GTB), komponimet nga Nigella Sativa dhe barnat në proces testimi klinik u aplikuan duke përdorur Softuerin Molekular Operues (MOE).
– Substanca e bimës Nigella, ofron kompleks energjetik rreth -6.29734373 Kcal / mol, me vlerë energjetike e cila është e afërtë me rezultatin e energjisë së dhënë,
– nga substanca chloroquine (-6.2930522 Kcal / mol),
– dhe dukshëm më mirë sesa rezultati i energjisë i dhënë nga hydroxychloroquine (-5.57386112 Kcal / mol) dhe favipiravir ( -4.23310471 kcal / mol).
– Nigellidine në regjionin aktiv 2GTB tregoi se substanca α- Hederin ( Nigellidine dhe a-Hedera, te specia Hedera ose Nigella) jep rezultat të energjisë rreth-6.50204802 kcal / mol,
– përderisa rezultati më i mirë energjetik i dhënë nga substanca (e aplikuar edhe si anti CoVid-19) chloroquine është (-6.20844936 kcal / mol),
– ndërsa hydroxychloroquine (-5.51465893 kcal / mol) dhe favipiravir në vlerë energjetike (-4.121) / mol).

Nigellidina dhe α- Hederina duket se kanë potencialin më të mirë për të vepruar si trajtim adekuat ndaj COVID-19.
Në perspektivë, janë të nevojshme hulumtime shtesë për të konfirmuar edhe trajtimin medicinal si dhe për të inkurajuar aplikimin parandalues të Nigella Sativa kundër infeksionit koronavirus CoVid-19.

Pergatiti: Dr.Sc Rrahman FERIZI
Literatura:
1. https:IdInhibitors_of_2019-Novel
Coronasvirus__Covi.Molec_v1.pdf…
2. https://www.preprints.org/manuscript/202004.0079/v1
3. ttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4884220/
4.https://www.sciencedirect.com/…/ar…/pii/B9780128000182000066
5. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31972323
6. https://read.qxmd.com/keyword/76005
7. https://europepmc.org/article/PMC/4387228
8. https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT04347382
9. https://clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT02407262
10.https://www.phytomed.co.nz/Abou…/Phytomedblog/blogmarch.html

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit