8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ngjitet në skenë duke vallëzuar nga gëzimi që ka fituar çmim, biznesmeni indian pëson sulm në zemër dhe mbetet i vdekur në vend

Më të lexuarat

Një burrë është rrëzuar dhe ka mbetur i vdekur në vend disa sekonda pasi ishte ngjitur në skenë për të marrë një çmim që e kishte fituar në Indi.

Vishnu Pandey, 53-vjeç, po ngjitej në skenë për të marrë një çmim që i është ndarë agjentëve të udhëtimit në Agra të Indisë dhe nga gëzimi i madh filloi të vallëzojë, por në një moment humbi vetëdijen dhe u rrëzua në tokë pa shenja jete.

Në video shihet momenti kur juria thërret emrin e Pandey, i cili derisa ngjitet në skenë për të pranuar çmimin vallëzon me një këngë të Bollywood-it.

Por, disa sekonda më vonë biznesmeni nga Mumbai humb drejtpeshimin dhe rrëzohet në skenë, duke i lënë të shokuar të pranishmit në sallë.

Ata menjëherë e dërguan në spital, por aty u shpall i vdekur. Mjekët kanë njoftuar se Pandey ka vdekur pas një sulmi në zemër.

https://youtu.be/XILfuDpA8oY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit