10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

… ngjarje që të prek në shpirt

Më të lexuarat

… ngjarje që të prek në shpirt

Shkon një punëtor tek një farmaci dhe i drejtohet farmacistit:
A keni një ilaç për çimento?!
● Me një të qeshur ironike, farmacisti ia kthen:
Po kemi, madje kemi ilaç edhe për gurë edhe për hekura. Kemi dy lloje, një të shkëlqyer që vjen nga jashtë, dhe një normal, prodhim vendi. Ti ke dëshiron?!
● Punetori tha: Me jep atë të shkëlqyerin që vjen nga jashtë!
-Po të them që në fillim që ajo që kërkon është e shtrenjtë, por ti si të duash: vazhdonte talljen e tij farmacisti ndaj puntorit.
● Në ato momente punëtori ngriti dorën dhe tha: Unë jam punëtor çimentoje… duart e mia janë çarë dhe acaruar prej saj, dhe nuk mundem të përkëdhel fytyrën e vajzës sime të vogël pasi kam frikë se e lëndoj atë, prandaj nëse e ke me të vërtetë atë lloj ilaçi ma jep dhe unë do të ta paguaj cmimin e saj sado që të jetë!
● Në ato momente farmacistit i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe fjalët i ngecën ne grykë… ju kujtuan femijët e tij që kishte aq kohë që nuk i ledhatonte e nuk i përkëdhelte, e aty kuptoi që varferia nuk është ajo çka njerëzit posedojnë ne xhepa, por ajo çka posedojnë në zemra!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit