12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ngjarje e vërtetë nga Lufta e fundit e Kosovës! (Pejë, 1999)

Më të lexuarat

Sali Kabashi (historian)

 

-Një hap larg Vdekjes-

Pasi që forcat ushtarake e paramilitare serbe na larguan nga fshatrat Trubuhovc e Ruhot të Komunës së Istogut, ku ishim strehuar, unë dhe familja ime bashkë me 70 veta të tjerë, mbetëm pa mjet transportues për tu nisur drejt Shqipërisë! Pas shumë përpjekjesh, u pajtuam me fatin e keç dhe u nisem në këmbë drejt Vendit që na premtonte Lirinë, duke sfiduar largësinë, lodhjen, urinë, por edhe Vdekjen.

Nga fshati Saradran, prej ku u nisem drejt Shqipërisë, në orët e mbrëmjes mbërritëm në Qytetin e Pejës.
Si të pambrojtur dhe të lodhur, pa ngrënë e pa pi, duke e shtuar edhe friken nga serbët, thjeshtë, shpresat e fundit i kishim drejtuar nga Qielli, ishin të drejtuara në Zotin, i cili na përcolli në çdo hap që e hodhëm para dhe pas kësaj ngjarje!

Me të mbërritur në Pejë, hasem në tymin e shtëpive që po digjeshin nga serbët dhe në nxehtësinë e flakës që pamëshirshëm shkatërronte çdo gjë mbi Tokë. Frika kishte kapluar secilin, sepse ishte skenë që përngjante në Xhehenemin dhe ne po futeshim në të pa opsion tjetër. Me të mbërritur mbi Urën e Lumit Bistrica, në shpejtësi shumë të madhe u ndal një Veturë e tipit Opel Vectra, nga e cila dolën 5 serb paramilitarë, secili me dukje kriminale dhe koka të rruara, ngjanin në ujqër të uritur për gjak. Filluan të bërtasin duke kërkuar para dhe e goditnin secilin që e zinin përpara. Turma prej më se 80 vetash sa ishim, u shpërnda në banikë duke kërkuar rrugë që të fshihej, por ishte e pamundur tu ikej kriminelëve të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb! Pas disa minutash, na tubuan në një vend dhe filluan të flisnin me zë të lartë! Atëherë isha i vogël, po sa i kisha mbushur 11 vjeç dhe të vetmen fjalë që e mbaj mend, është “pucaj”, që edhe sot mund ta parafytyroi serbin i cili kërcënonte me armë (pucaj = gjuaj – ishte fjala të na gjuante me armë)! Qëllimi i tyre dhe kërcënimi shumë i vendosur, ishte që tu epnim shuma të majme parash, gjë që ne nuk i kishim, ose të na vrisnin të gjithëve, sa që i përgatiten armët për të gjuajtur!
Në ato momente, gjithçka pothuajse kishte mbaruar dhe pamë se ndoshta ishin minutat e fundit që po frymonim, se ndoshta aty ishte caktuar vdekja jonë, që do të shënohej si një masakër antinjerëzore!
Por në momentet kur mëshira e njerëzimit konsumohet dhe njeriu merr rolin e bishës duke u munduar ta shkatërroi e vras tjetrin, atëherë ndërhynë Krijuesi, ku edhe ta heq lakun nga qafa. Në momentet më kritike të asaj ngjarje, mbërrin një Nivë (veturë e Policisë Jugosllave), ku nga ajo del një Polic i rregullt i Serbisë dhe pa pritur askush, e qëllon me shuplakë në fytyrë kriminelin serb që iu printe atij grupi të paramilitarëve. Pas ofendimesh dhe sharjesh nga Polici serb, paramilitarët hynë në veturën e tyre dhe ikën nga vendi i ngjarjes me shpejtësi!
Polici serb na u drejtua dhe na tha: “Nëse vazhdoni të ecni kështu nëpër rrugët e Pejës, nuk do të mundni ta kaloni Qytetin të gjallë! Andaj, ejani pas meje dhe do të ju dërgoi tek një vend ku mund të hyni dhe ta kaloni natën”. Ne nuk kishim rrugë tjetër pos ti besojmë Policit serb dhe shkuam pas tij! Ai shkonte me veturë 40-50 metra dhe e kthente veturën me drita në drejtimin tonë që të na ndriçonte rrugën! Pas një kohe, mbërritëm tek një ndërtesë e cila quhej Fruktus, aty Polici na tha të hyjmë brenda dhe mos të dalim deri të nesërmen, sepse Natën është rrezik të endemi në këmbë.

Pasi që shkoi Polici, frika se mos po vijnë prapë paramilitarë dhe na zënë brenda Ndërtesës, shkuam prapa saj dhe e kaluam Natën nën Qiellë të hapur! Përveç fëmijëve (duke përfshirë edhe vetën), askush nuk kishte fjetur nga frika që kishin mbjellë kriminelët serb.

Në ato momente, kur si të pambrojtur veç se u dorëzuam para terrorit që na priste, kush na doli në ndihmë? Aty nuk ishte as UÇK-ja, as NATO, as SHBA! Kush na doli në ndihmë? Kush na shpëtoi? Po kush tjetër përveç Allahut, i cili e dërgoi Policin e ndershëm serb dhe i largoi nga ne kanibalët e çmendur.

Psh.
Ngjarje të tilla ka sa të duash, por me këtë shkrim, dua të them se, UÇK luftoi për lirinë e vendit, NATO në krye me SHBA-të na ndihmuan, por, asnjëra nga këto, as UÇK, as NATO, as SHBA, nuk guxon ta marrë mbi vete shpëtimin tonë dhe të mendojnë se ua kemi borxh jetën!

Na shpëtoi, Ai që na krijoi, Zoti i Madhërishëm, Allahu, Atij i qofshim falë e falënderues dhe i jemi borxhli e gjithë jetën.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit