7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ngacmoi seksualisht 3 nxënëse, ndalohet drejtori në Kuçovë. Ja emri

Më të lexuarat

Një skandal ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës. Drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.

Janë pikërisht 3 vajzat të cilat kanë bërë denoncim në polici ndaj drejtorit të shkollës.

Burime nga policia e Beratit thanë se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual.

Pas denoncimit, policia mësohet se ka bërë edhe ndalimin e drejtorit të shkollës 9-vjeçare.

Mësohet se i ndaluari është Ajaz Ajazi, 63 vjeç i cili prej disa vitesh ishte drejtor i shkollës.

Sipas policisë ngacmime seksuale dyshohet se kanë ndodhur gjatë 3 muajve të fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit