7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ngacmimet seksuale, 1.500 denoncime ndaj Kishave në Australi

Më të lexuarat

AUSTRALI- Kisha Katolike në Australi ka marrë vetëm gjatë këtij viti, të paktën 1.500 denoncime për abuzime seksuale nga ana e priftërinjve, nga të cilat rreth një e treta për abuzime me fëmijët.

Lajmi u bë i ditur sot nga gazeta “The Australian”, duke theksuar se numri është pothuajse me siguri një nënvlerësim, sepse Kisha pretendon të mos jetë në gjendje të japë një shifër të saktë kombëtare.

Numri i denoncimeve është nxjerrë nga deklaratat në muajt e fundit të lëshuara nga kryepeshkopët e Sydney dhe Melbourne. Rreth dy te tretat e ankesave nga qytetarët janë paraqitur në Wales New South (Sydney) sipas procedurës quajtur “Drejt Shërimit” (Drejt Pajtimit), themeluar në 1996, ose ekuivalenti i tij, programi ‘Melbourne Response’. Shumë prej atyre që i nënshtrohen procedurave të shtetit kanë deklaruar se kanë përjetuar përvoja traumatizuese dhe vuajtëse nga abuzimet dhe ngacmimet e fetarëve.

Një nga viktimat ka kritikuar mungesën e pavarësisë, ‘sepse ankuesit merren në pyetje në të njëjtin ambient ku kanë përjetuar abuzimin’. Në mesin e rasteve të ndryshme, është dëshmia e një gruaje të cilës dy bijat vuajtur abuzimin nga një prift. Nëna e përshkruan përvojën si “shumë fyese” dhe “që një dëmtim mund të ishte shmangur.” (e.m/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit