21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nga vjen shkalla Fahrenheit e temperaturës?

Më të lexuarat

Shkalla Fahrenheit (shkruar si F) e ka marrë emrin nga inxhinieri Daniel Gabriel Fahrenheit. Lindi në 1686 në Gdansk, Poloni e sotme, udhëtoi në të gjithë Europën pas vdekjes së prindërve dhe u vendos në qytetin hollandez të Amsterdamit. Aty në fillim të shek XVIII filloi të punonte për shpikjen e një termometri që do të përdorte lëngje të ndryshëm nga uji ose alkooli për të matur temperaturën. Për versionin e tij të termometrit kishte nevojë për një element me veprim të gjerë termik dhe uniform që të mos i ngjitej xhamit që do ta mbante, i cili do të ruante gjendjen e tij likide gjatë një fashe të gjerë temperature dhe që do të ishte i lehtë për t’u parë nga përdoruesit. Më në fund vendosi të përdorë mërkur dhe në 1714 shpiku termometrin e tij.  Me qëllim që të zëvendësonte shkallën Romer të asaj kohe shkencëtari vendosi të skiconte vetë shkallën e tij për ta aplikuar tek termometri, të cilin do ta publikonte tek “Acta Editorium” po atë vit. Për të skicuar shkallën e tij Fahrenheit u nis nga dy pika reference dhe më vonë shtoi dy të tjera të bazuar në temperaturat e ngrirjes dhe të vlimit të ujit. Pika e parë që shënoi në termometër ishte zeroja 0ºF  duke qenë temperatura më e ulët e dimrit të vitit 1709 dhe që u realizua nga një përzierje e kripës së amoniakut, akullit dhe ujit të lëngshëm.

Pikën e dytë e vendosi me temperaturën e trupit të një personi të shëndetshëm  (gruas së tij) që në ato kohë konisderohej një konstante. Edhe pse në fillim shënoi një shkallë prej 24 F, gradët e shkallës së tij ishin shumë të mëdha dhe u detyrua t’i ndante në 4 pjesë dhe të vendoste një referencë të dytë prej 96ºF. Me këto dy vlera të vendosura u realizua pjesa tjetër e shkallës duke dhënë temperaturën e ngrirjes 32ºF dhe atë të vlimit 212ºF. Kjo matje pati një përdorim të gjerë në nivel botëror, por e humbi rëndësinë kur Revolucioni Francez vendosi si matje gradën Celcius. Në vitin 1742 fizikanti dhe astronomi suedez Anders Celcius propozoi një shkallë të re që do të vendoste se 100º ishin të barazvlefshme me temperaturën e ngrirjes së ujit në nivelin e detit dhe se 0º do të ishin për temperaturën e vlimit në të njëjtat kushte trysnie. Jo shumë vite më vonë Jean-Pierre Christin do ta përmbyste këtë propozim në një rend më logjik edhe që sot është ai që përdorim. Aktualisht Sistemi Ndërkombëtar ka përcaktuar se matja standarde është grada Celcius dhe se Fahrenheit është reduktuar në përdorim në SHBA, Bahamas, Belice dhe ishujt Caiman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit