8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nga Turqia niset avioni i dytë i ndihmës me furnizime mjekësore për SHBA-në

Më të lexuarat

Nga Ankaraja është nisur avioni i dytë ushtarak kargo i Turqisë që transporton ndihmat me pajisje mjekësore për SHBA-në e cila është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi ti ri (COVID-19).

Me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Turqia me qëllim mbështetjen në luftën kundër COVID-19 i dërgon SHBA-së një prej vendeve më të prekura në botë nga pandemia produkte shëndetësore parandaluese si maska, produkte shëndetësore mbrojtëse, veshje mbrojtëse dhe dezifenktantë.

Pajisjet e përgatitura nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë, u ngarkuan në avionin ushtarak për transport të tipit C-130 në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar krahas stemës së presidencës ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Avioni turk me ndihmat mjekësore për SHBA-në u përcoll nga zv.ministri i Jashtëm, Yavuz Selim Kıran, ambasadori amerikan në Ankara David Satterfield si dhe nga zyrtarë të tjerë ushtarakë turq dhe amerikanë.

Turqia edhe 2 ditë më parë dërgoi ndihmë me produkte mjekësore për SHBA-në.

Avionët ushtarakë për transport të Forcave Ajore të Turqisë më parë kanë dërguar ndihmë edhe për Spanjën, Italinë, Britaninë, Serbinë, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Libinë, Somalinë dhe Republikën e Afrikës së Jugut./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit