Nga një hajdutë në dai/thirres të sinqertë .. mos e le pa e lexuar !

0

Tregon Shejhk Dr. Mohammed al-Arifi

“Nga gjërat e çuditshme që kam parë gjatë vizitave në burgje është kur unë isha në një burg për të dhënë një ligjëratë, atje ishte një njeri i cili ishte tejet i fuqishëm.

Ai ishte një expert në artet marciale, madje në karate posedues i rripit të zi III Dan , kur administrata e burgut dërgonte atë në spital ose në një gjykim, nuk dërgohej me dy roje si është zakonisht rasti me të burgosurit e tjerë , me të do shkonin një grup tërë i rojeve, për shkak të forcës së tij, drejtor i këtij burgu më tregojë se njē herë ky i burgosur ishe zemëruar aq shumë sa që këputi prangat.

Unë ligjërova në xhamine e burgut ku ishin prezent rreth 900 të burgosur. Kur kalova pranë tij i ngjante një luani të madh, me një fuqinë te pashfrytëzuar.

Ky person fliste gjashtë gjuhë, e që i kishte mësuar gjatë udhëtimeve të tij të shumta, fliste Urdu, Koreane , Anglisht, Arabisht edhe dy ose tre gjuhë tjera.

Kur më përshëndeti me duart e tij më shkundi , krahu i tij ishte si dy duart e mia (Shejh Arifi është një burrë i gjatë dhe i madh), dhe mes meje dhe tij ishin shufrat e burgut.

Falënderimi i takon Allahut…… ! (Të gjithë në studio qeshnin) ….

Shejkh Aliu(moderatori) pyet se çfarë ishte krimi që kishte kryer. Drejtori më tha se disa herë ka kryer grabitje, dhe tani ai po akuzohet për grabitje të armatosur . Tani ne nuk e dimë nëse do të dënohet me vrasje, apo burgim .

Këtë burg e vizitova përsëri pas shtatë vitesh për të dhënë një ligjeratë.

Pastaj m’u kujtua ai njeriu që ia kisha harruar emrin, pyeta për atë se ku është ai?” më thanë: “kemi një lajm të mirë, nuk u denua me vrasje, por se u dënua me 25 vjet burgim .”

Iu thash atyre se dua të shoh atë!
Ata më thanë: “myzdhe , njeriu është bërë një thirrës në islam, në burg.”

Kur në arrestojmë dikë që flet anglisht, e hedhim në dhomë me të. Nuk kalon as 24 orë,dhe personat kalojnë në Islam…

I pyeta: “A i detyron me forcë (fizikisht) të pranojnë Islamin më thanë ?” “Jo.

Pasi përfundova me ligjeratën , po e kërkoja por nuk e shihja atë, por ata më tha të shkojmë në qelinë e tij.

U nisëm për në qelinë e tij, kur ai u afrua tek unë, u ndal kur pash një person me një mjekërr të madhe, krejtësisht ndryshe prej kur e kam parë shtatë vite më parë!

Iu drejtova atij: “Kam dëgjuar që je bere nje thirres ?”

Ai më tha: “Gëzohu, kam filluar të përdori njohuritë e gjuhëve të huaja në thirrjen e tjerve në Islam, deri tani tridhjetë e tre persona kanë pranuar Islamin për një periudhë shtatë vjeçare.”.

Shejhk Dr. Mohammed al-Arifi
Përkthim: Armend I. Haxhiu