10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nga “Katrina” tek “Maria”, nga e marrin emrin uraganët dhe stuhitë?

Më të lexuarat

Stuhitë dhe uraganet tropikalë zakonisht identifikohen me emra njerëzish, por kush i zgjedh ato?

Është pikërisht Organizata Meteorologjike Botërore. Ata kanë një praktikë standarde duke përdorur një listë emrash çdo vit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeaneve, stuhitë para viteve 1950 u klasifikuan sipas rendit. Pra, stuhia e parë që goditi gjatë një viti të caktuar do të ishte “Një”; e dyta do të ishte “Dy” dhe kështu me rradhë.

Kjo mënyrë e emërtimit të tyre rezultoi jo shumë efikase, sidomos nësë kishte stuhi të shumta.
Në vitin 1953, Shtetet e Bashkuara filluan t’u japin stuhive emra njerëzish.
Për disa kohë, të gjithë emrat e stuhive ishin tradicionalisht emra femrash, megjithatë, deri në fund të viteve ’70, u përfshinë dhe emra meshkujsh.

Dhënia e emrave njerëzorë nuk ishte një ide krejtësisht origjinale në kohën kur u zbatua. Qendra Kombëtare e Uraganëve vë në dukje rastet e mëparshme të përdorimit të emrave për të emërtuar stuhitë, që nga viti 1800.

Wragge, i cili punonte kryesisht në Australi, mori emra nga udhëheqësit ushtarakë më historikë si dhe mitologjia romake e greke për frymëzim. Ai ndonjëherë përdorte dhe emrat e politikanëve që nuk i pëlqente.

Organizata Botërore Meteorologjike ka një politikë për emërtimin e stuhive. Ata kanë nxjerrë një listë me 21 emra, të renditur në mënyrë alfabetike.

Secila listë është në rotacion për gjashtë vjet, përpara se një vend tjetër të zërë vendin e saj.
Për shembull, lista 2017 do të ripërdoret në vitin 2023.

Emrat e veçantë nuk do të përdoren përsëri në rastin e një stuhie veçanërisht shkatërruese, për respektimin e viktimave të saj.
Për shembull, emri “Katrina” u hoq nga lista pas stuhisë shkatërruese që goditi Bregun e Gjirit në 2005, siç ishte dhe “Otto” pas stuhisë që goditi Amerikën Qendrore në 2016.

Më poshtë janë listat me emra të viteve të ardhshëm në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit