5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Nga Hatib Xhamie, në roje këpucësh, Zot ruajna!

Më të lexuarat

Tregon dijetari i madh Egjiptian Ahmed Muhamed Shakir, një ndodhi me të atin në një nga xhamitë e Egjiptit:
Mbreti Fuad dërgoi letrarin, Taha Husejn që ishte i verbër për specializim doktorature në Francë.
Ky Hatib, i cili shquhej për oratorinë e tij të theksuar, duke dashur të fitojë simpatinë e pushtetarëve, ligjëroi atë të xhuma duke thënë: As nuk u vrenjt dhe as nuk ia ktheu shpinën kur i erdhi i verbëri (“Ai u vrenjt dhe i ktheu shpinën kur i erdhi i verbëri”, Surja Abese 1-2). Donte të thonte se Mbreti Fuad u tregua më i mirë se Profeti a.s, i cili u vrenjt dhe i ktheu shpinën të verbërit Abdullah ibn Umi Mektum, ndërsa mbreti e mirëpriti këtë të verbër duke e dërguar në Francë për të doktoruar.
Në atë hutbe ndodhej aty dijetari dhe kadiu i madh Muhamed Shakir, babai i dijetarit të madh Ahmed Shakir rahmet patçin, i cili me të mbaruar namazin e xhumasë u ngrit në mesin e turmës së njerëzve dhe tha: O ju muslimanë! Përsëriteni namazin se ai është i pavlefshëm! Hatibi i ditës së xhuma bëri kufër duke sharë Profetin a.s (d.m.th. jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të qëllimshme, por për të fituar simpati)”.
Thotë Dijetari Ahmed Shakir rahmet pastë: Allahu nuk e la pa e ndëshkuar krimin e këtij krimineli në këtë botë, para se ta marrë në llogarinë e madhe në botën tjetër.
Betohem në madhështinë e Allahut, se e kam parë me sytë e mi këtë person i cili ecte në mesin e masave i krekosur nga fama që kishte krijuar, duke shërbyer në portën e një xhamie si një rojtar i këpucëve të atyre që faleshin.
“Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush e nderon. Me të vërtetë Allahu bën ç’të dëshirojë” Surja Haxh 18.
سرعة العقاب لمن خالف السنة والكتاب ٣٢٢.
Shqipëroi: Gentjan Mara

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit