4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Nga e hëna, ky shtet hap palestrat, restorantet, parukeritë & kinematë

Më të lexuarat

Listës së shteteve që do t’i japin fund izolimit dhe do të rihapin vendin i shtohet edhe Georgia, SHBA.

Duke filluar që nga dita e premte, Georgia do t’i lejojë bizneset të hapen gradualisht, të paktën kështu ka bërë me dije në fillim të kësaj jave guvernatori i vendit, Brian Kemp.

Palestrat, sallonet e bukurisë, qëndrat e fitnesit apo estetikat do të hapen që të premten dhe sipas tyre nuk ka asnjë problem për aq kohë sa ndiqen rregullat e distancimit social dhe të higjenës.

Ndërsa të hënën e ardhshme pritet që restorantet dhe kinematë t’i kthehen punës, sigurisht duke zbatuar rregullat e reja të nevojshme. Përsa i përket bareve, club-eve dhe qëndrave të tjera të argëtimit do të duhet ende pak kohë, derisa të vijë një njoftim i miratuar nga ekspertët e shëndetit publik.

Georgia ka patur rreth 18,947 njerëz të infektuar dhe 733 vdekje deri ditën e hënë.

Një vendim i tillë ka alarmuar kryetarët e bashkive, duke e quajtur si vendim të nxituar, të shkujdesur dhe shumë të rrezikshëm hapjen e ekonomisë në këtë moment.

Edhe në Europë, shumë vende kanë nisur t’i rikthehen normalitetit të ri. Javën e shkuar, Danimarka ktheu fëmijët në shkollë, ndërkohë që masat lehtësuese kanë filluar edhe në Republikën Çeke dhe Austri. Në Austri, është parashikuar që muzetë të hapen nga mesi i muajit maj.

Ndërkohë në vendin tonë, pritet që javën e ardhshme të nisë qarkullimi i lirë me taksi si dhe zgjatja e orarit për pazar. Më tej, nga 4 maji do të kthehen në punë grupi i tretë bizneseve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit