14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nga Amir B. AHMETI: Të jesh perëndimor, a do të thotë të jesh sekular? Argumentet thonë ndryshe!

Më të lexuarat

Këtë shkrim ia dedikoj Krajës dhe mendimtarëve të tij. Me qëllimin më të mirë, që t’iu bëjë me dije se të dhënat janë më ndryshe se që i paraqiste komunizmi para disa dekadash, në kohën kur Kraja dhe mendimtarët e tij shijonin frytet e atij sistemi fatkeq për popullin tonë dhe mbarë botën. Atëher, ishin elita e popullit, ndërsa sot nga inferioriteti që ata po ndiejnë, po duan të kthehen në qendër të vëmendjes duke na shitë pordha (sipas terminologjisë së Krajës) për perëndimin, se si ai paska zgjedhë një vlerë perëndimore e ajo na qenka sekularizmi. Por argumentet për perëndimin dhe vlerat perëndimore flasin ndryshe dhe kjo i bie se pordhat e aMkademikut janë të dalura afatit.

Të flasësh hapur është mirë. Poashtu është mirë kur hapim dialog të civilizuar pa u fshehur nga njëri tjetri. Po me këtë rast, gjatë bashkëbisedimit, mendoj unë, nuk është mirë as të fshihemi pas termeve e togfjalëve, si intelektual, civilizim, perëndimor, etj. Ku në fillim të bashkëbisedimit mundohesh të nënçmosh bashkëbiseduesin. Por, kjo në të vërtetë, e sidomos në raste të tilla, dëshmon se argumenti i vetëm që ke është nënçmimi, paragjykimi, fyerja, stereotipet tashmë të njohura për muslimanët dhe ngjyrimet islamofobe në secilën frazë të shkruar.

Bashkëkombasi im Kraja, ka disa ditë që ke marrë përgjigje të duhura nga shumë musliman të facebookut.., me këtë rast unë po ndalem vetëm te pjesa e religjionit dhe sekularizmit në vendet perëndimore.

Sa për njohurinë tënde, të mendimtarëve tuaj, por edhe të gjithë lexuesve, sipas regjistrimit dhe statistikave të vitit 2012, në vendet perëndimore, respektivisht në vendet e BE-së, ka vetëm 7% ateist, gnostik 16%, kurse pjesa tjetër 77%, janë besimtar të besimeve të ndryshme. Pra të jesh ateist apo sekular, nuk qenka aq perëndimore sa mundohesh të na e shesësh neve. Nga artikulli juaj plotë mllef e vrerë ndaj muslimanëve dhe islamit, kuptova se ju madje nuk jeni as ateist, më shumë ngjani në antiteist, madje me ngjyrime anti islame. Këtu mendoj se Kryeprokurori Lumezi, exofficio mundet lirisht me marrë masa.

Por, t’i kthehemi temës tonë. Sa për njohuri të përgjithshme, asnjë vend evropian, përveç Francës dhe Kosovës, nuk përcaktojnë me kushtetutë se janë shtete laike. Madje asnjëra nga këto vende, përveç Sërbisë, nuk janë të përcaktuara madje as si shtete sekulare. E rezultati del se vetëm dy vende me kushtetutë përcaktohen si shtete laike, Franca dhe Kosova, derisa Serbia përcaktohet si sekulare, e të tjerat as nuk e përmendin fare në kushtetutat e tyre këtë përcaktim. Shumica e vendeve evropiane-perëndimore, kanë mjaftuar me shprehjen se ‘shteti është i ndarë nga kisha ose nga bashkësitë fetare’ ose vetëm duke përcaktuar mënyrën e ndërtimit të raporteve të shtetit me bashkësitë fetare madje edhe pa e përmendur fare se shteti është i ndarë nga bashkësitë fetare.

Por në vendet më të vjetra të evropës perëndimore, situata është edhe më ndryshe. Madje larg nga koncepti i ‘sekularizmit perëndimor’ të Krajës. P.sh. në Britaninë e Madhe, në djepin e Magna Kartës, apo në Danimarkë, Suedi, Norvegji, pra kryesisht në vendet më të zhvilluara të Evropës, sekularizmi i shtetit as që vie në pyetje.

Në Britani të Madhe, Mbretëresha bashkon pushtetin politik dhe atë fetar njëherësh duke qenë edhe mbretëreshë e vendit, edhe shefe supreme e kishës angleze. Poashtu çdo mbret apo mbretëreshë detyrimisht duhet të jenë besimtar të kishës Anglikane. Sipas Aktit të Rregullimit i vitit 1701 (Act of Settlement 1701), nëse trashëgimtari i fronit konvertohet në katolik, ose martohet me një katolike, atëherë ai largohet nga lista e trashëgimtarëve të fronit. Edhe sot në Mbretërinë e Bashkuar kemi raste që respektohet në përpikëri ky Akt, kur princi Majkëll i Kentit (Michael of Kent), besoj i njohur për neve se para disa viteve ka vizituar edhe Kosovëm, u martua me një katolike dhe përnjëherësh u largua nga linja e trashëgimit. Z. Kraja, a po të duket si joperëndimor ky akt i Mbretërisë së Bashkuar. Ju sugjeroj t’i shkruani një letër protestuese mbretëreshes Elizabeta për këtë shkelje, e ndoshta e fiton simpatinë e princit Majkëll të Kentit  dhe bëhet edhe ai si ti ‘sekularist perëndimor’.

Ngjashëm qëndron situata edhe në Danimarkë, Suedi e Norvegji, ku me kushtetutë caktohet feja shtetërore evangjelike, respektivisht, evangjelike-luteriane. Kurse me akte të suksesionit përcaktohet se mbreti duhet t’i takoj asaj kishe, përndryshe përjashtohet nga trashëgimi i fronit.

Edhe në kushtetutat e vendeve tjera evropiane-perëndimore, gjejmë një qasje shumë pozitive se si është e trajtuar feja e qytetarëve të secilit vend dhe si qëndrojnë raportet ndërmjet shtetit dhe fesë së atij vendi, apo të komuniteteve tjera fetare. Këto kushtetuta përcaktojnë mënyrën e ndërtimit të raporteve të shtetit me bashkësitë fetare në bazë të respektit të ndërsjellë, të autonomisë së tyre si dhe të pavarësisë së secilit në sferën e vet. Poashtu se kultet fetare duhet të jenë të pavarura nga shteti dhe njëherit të kenë edhe përkrahje nga ai, duke përfshi edhe asistencën fetare në ushtri, spitale, burgje, etj.

Pra, si përfundim z. Kraja, sekularizmi nuk është vlerë perëndimore. Ajo është zgjedhje individuale e një numri të perëndimorëve, e cila zgjedhje respektohet, por assesi, mos u mundoni të na e servoni si të vetmen vlerë perëndimore, e të fitosh të drejtën për të na treguar se si duhet ne muslimanët të praktikojmë besimin tonë./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit